Pandeli Majko ka dalë sërish në vijën e parë të frontit për të sulmuae koalicionin me LSI-në. Ai ka deklaruar për WOA-në se nëse marrëdhënia PS-LSI vazhdon përmes deklaratave, dhe në distancë nga njëra-tjetra, do të bëhet e nevojshme marrja e një vendimi për partneritetin e palëve në koalicion, shprehet ish-kryeministri.
Po pyetja që shtrohet është: pse Majko e sulmoi sërish Metën?
Pasi kjo nuk është hera e parë. Ish kryeminisri socialist e bëri një gjë të tillë pas koalicionit të 1 prillit, përsëriti në Top Story para kongresit të PS se ai nuk qe bërë pjesë e kabinetit qeveritar pas kritikave për Metën dhe së fundi po bëhet nismëtari i shpalljes së fundit të koalicionit.
Pra dilema është pse kjo këmbëngulje e përsëritur? Disa e shpjegojne këtë me rivalitetin e hershëm të dy ish themeluesve të FRESh. Ata kanë një histori të fjatë goditjes pas shpine. Meta punoi për shkarkimin e Pandit nga kreu i organizatës rinore të PS per ta kontrolluar vete postin. Ai gjithashtu e tradhëtoi në kongresin e vitit 1999 kur u rreshtua me Nanon duke e bërë Majkon ti humbasë te gjitha dhe kryeministrin dhe kreun e PS. Ai e mori vete qeverinë. Ata u ribashkuan perkohesisht kur Majko pranoi postin e ministrit te mbrojtjes, por kur Meta ra dhe propozoi ish shokun e tij për kryeminister, ky i fundit sa mori postin u rendit me grupin e katarsisteve që patën rrezuar qeverinë Meta.
Pra historia e tyre mund te shërbeje për të shpjeguar të sotmen.
Por ka pak gjasa të jetë kështu. Pandi Majko ka treguar se ai është më shumë llogaritar në politikë sesa duket. Ai e ndjen se koalicioni është plasaritur në mënyrë të pakthyeshme. Ndaj ai e kupton se tani është rasti të kujtojë se ai ka qenë në mënyrë kostante kundër koalicionit me Metën. Me këtë lëvizje ai edhe fiton kredite brenda PS edhe ndërton figurën e një politikani parimor dhe koherent që nuk i honeps dot pazarxhijtë e LSI.
Ndoshta kjo llogari e bëri Majkon të shfaqet kritik në WOA më shumë se emocionet e se shkuarës.
Por në këtë lloj politike të denjë per manualet e çdo vendi normal Pandi Majko harron vetëm një gjë: se ka disa kohë, që në PS kariera dhe meritokracia nuk varen nga koherenca dhe qëndrimet e mbajtura, por vetëm nga tekat dhe interesi i një njeriu. Kështu që gjithë ky investim i llogaritur anti LSI Majkos rrezikon ti shkojë dëm. Pak rëndësi ka nëse koalicioni i 1 prillit vazhdon apo prishet. (Lapsi.al )