Home KRYESORE Ish ministri socialist koncesionet ne Himare dhe Gjirin e Lalzit, grabitje trojesh

Ish ministri socialist koncesionet ne Himare dhe Gjirin e Lalzit, grabitje trojesh

Nga Marko Bello

Para disa ditesh, Keshilli Kombetar i Territorit dha leje per dy fshatra turistike ne Gjirin e Lalsit dhe Himare Palase.

Perseritet e njejta histori me grabitjen e trojeve publike, te cilat gjoja jepen per zhvillimin e turizmit, por ne fakt aty vetem fshatra turistike nuk ndertohen.

Vilat qe ngrihen mbi token e dhene thuajse falas, me pas shiten si shtepi banimi, ndersa ndertuesit private perfitojne nga prona publike, me ndihmen dhe ortakerine e politikaneve te korruptuar.

Keshtu ka ndodhur me te ashtuquajturit fshatra turistike ne Golem, Qerret, Gjirin e Lalsit etj., ku krahas pasanikeve te kapitalizmit shqiptar, gjen edhe politikane qe verojne ne vila qe jane private dhe aspak pjese natyrale e nje fshati turistik.

Enfiteoza, koncensioni apo partneriteti publik-privat jane forma qe kane sjelle zhvillim ne shume vende, ndersa te ne ato jane keqperdorur si cdo model tjeter qe kemi marre ne keto vite tranzicioni.

Kjo eshte nje prove tjeter se fajin nuk e ka sistemi, por njerezit qe korruptojne dhe denatyralizojne sistemin.

Me sa duket, politikanet shqiptare jane tejet te afte te modifikojne cdo model perendimor, duke e pershtatur sipas oreksit te tyre te dites. Aferim u qofte!

Share: