Nga Kastriot Frasheri
Pamjet e meposhtme tregojne nje nga projektet e fundit se qeverise se gjoja Rilindjes urbane tek lulishtja tek ish godinat e Ministrise se Mbrojtjes ne krah te Katedrales Orthodpkse. Ky projekt i qeverise per ti kthyer gjoja publikut nje hapesire publike duke hequr murret dhe gardhet e hekurave per ti shnderuar ato jo vetem ne nje shesh te aksesueshem per qytetaret, por edhe si nje mjedis pushimi per ta.
Por ky projekt i financuar me buje te madhe nga qeveria si te gjitha fasadat qeveritare te ketyre viteve te fundit sikunder shihet nga keto pamje mjerane tregon edhe nje here deshtimin e te gjitha projekteve publike ne sherbim te zhvillimit te vendit. Nuk e dime nese ne keto hapesira jane mbjelle me bar nga fituesit e ketij tenderi apo kane mbire vetvetiu nga koha barrishtet te cilat vegjetojne fale mungeses se perkujdesjes se atyre qe administrojne keto hapesira publike?
Por kjo situate nuk eshte vetem ketu, kjo mbizoteron ne te gjitha lulishtet dhe parqet e Shqiperise si treguesi me domethenes i mungeses se standarteve te qeverise ne sherbimin publik dhe respektin ndaj mjedisit ne nje vend qe ka burime hidrike me bollek, por nuk ka sisteme ujitese publike, pasi drejtuesit e Bashkive pervetesojne per vete ne rastin me te pare cdo zorre qe u del perpara!
Si ka mundesi qe per nje projekt te tille ne qender te Tiranes per te cilin jane harxhuar miliona leke te lihet ne meshire te fatit duke mos treguar as perkujdesjen me te vogel nga Bashkia e Tiranes?
Mungon uji per t’u perkujdesur per keto apo mungon vizioni i kryetarit te Bashkise, i cili mezi pret rastin per te gllaberuar zorren e pare?!