Home KRYESORE Paturpesi shqiptare: Sheshi “Nene Tereza” ne Tirane pa monumentin e saj diten...

Paturpesi shqiptare: Sheshi “Nene Tereza” ne Tirane pa monumentin e saj diten e Shenjterimit!

Nga Zef Bushati

Sheshi “Nene Tereza” ne Tirane pa monumentin e Nene Terezes ne diten e Shenjterimit te saj.

Gonxhe Bojaxhi eshte e vetmja Shqiptare ne historine e Shqiperise qe mban Cmimin e madh e te rendesishem “Nobel per Paqen”. E nenvizova per t’ja kujtuar disa individeve qe Nene Terezen e personifikojne vetem si nje murgeshe katolike. Murgesha katolike shqiptare ka me dhjetra. Gjate ketyre 26 viteve edhe ne Shqiperi jane ngritur disa institucione ku sherbejne motrat e Urdherit “Nene Tereza”. Ato jane te pafjala. Vetem punojne. U sherbejne me perkushtim njerezve ne nevoje.

Prandaj jane edhe me te pavena re, se pikerisht njerezit punetore e nevojtare ne Shqiperi jane me te harruarit prej atyre qe na kane mbire cdo dite ekraneve te stacioneve televizive publike dhe private. Neper rruget ne qender te Tiranes plehrat po mbulojne edhe vlerat. Rikonstruktohet Sheshi Nene Tereza para Universitetit ne Tirane dhe ne projektin e ri te ketij sheshi vendin e nje shatervani, te thare per 20 vite, e ze nje trotuar stermadh si ai i kohes se Enverit.

Eshte mjaft ironike ta mendosh se ky rikonstruksion u be me rastin e vizites se Papa Franceskut ne Shqiperi. Papa, mbajti nje fjalim historik para Shqiptareve ne Sheshin Nene Tereza, ne sheshin qe mban emrin, por qe nuk ka ne qender te sheshit monumentin e Nene Terezes. Pse ?!

Paradoksale. Sheshi Ahmet Zogu, sheshi Uillson, sheshi Qemal Stafa, sheshi Adem Jashari,etj. kane ne qender monumentin e tyre. Vetem Nene Tereza ben perjashtim. Sheshi mban emrin por jo monumentin ne qendren e sheshit. Pse ?! Cila eshte aresyeja ? A ka kurajon ndokush ta tregoje arsyen ?

Monumenti i Nene Terezes ne Tirane qe u vendos perbri godines se Universitetit Shteteror te Tiranes, ne nje qoshe te erret e te vetmuar, i pa ndricuar dhe i pa rregulluar permbi nje piedestali te pa rrethuar me lule dhe pa bar te fresket, sic u takon e i ka hije njerezve te medhenj, qe jeten e tyre ja kushtuan njerezve te thjeshte, duke bere madje dhe mrekulli per to u hoq e u trasferua.

Gruan shqiptare me trup te imet, por me nje shpirt gjigand e mendje te ndritur, qe beri histori duke nderuar vehten, popullin e atdheun e saj te dashur, cdo popull po e nderon duke i ngritur nje monument ne qender te nje sheshi te rendesishem te kryeqytetit apo qytetit, per te demonstruar vlersimin qe ka ai populli per vlerat e saj, e per ta rradhitur krahas monumenteve te kombeve te tyre me histori e kulture.

Monumenti i Nene Terezes ne Prishtine eshte ne qender te kryqytetit prane monumentit te Skenderbeut, po ashtu edhe ne Shkup e deri ne SHBA e Brazil, kudo ku e nderojne me sinqeritet e respekt kete shenjtore Shqiptare qe jeten ja dedikoi njerezve te semure dhe me te varferve te njerezimit.

Ne Tirane mungon.! Ne Tirane, ne kryeqytetin e te gjithe Shqiptareve ne bote sheshi Nene Tereza nuk ka ne qender te tij monumentin e Nene Terezes ne diten e Shenjterimit te saj.

Share: