Home KRYESORE Urdhër-arresti, flet Gylen: Drejtësia në Turqi nuk ka pavarësi

Urdhër-arresti, flet Gylen: Drejtësia në Turqi nuk ka pavarësi

Një gjykatë në Stamboll ka lëshuar një urdhër arrest për klerikun turk që jeton në SHBA, Fetullah Gylen, duke e akuzuar atë se ka dhënë “urdhër për grusht shtetin e 15 korrikut”, kundër presidentit, Rexhep Tajip Erdogan. Gylen, që jeton në shtetin amerikan të Pensilvanisë, ka hedhur poshtë akuzën.

“Tashmë është e dokumentuar se sistemi i drejtësisë së Turqisë nuk ka pavarësi, dhe për këtë edhe ky urdhër arrest është shembull i autoritarizmit të presidentit Erdogan dhe largimit prej demokracisë”, ka thënë Gylen.

Ankaraja e ka përsëritur thirrjen ndaj SHBA-ve për ta ekstraduar Gylenin, por ende nuk ka bërë kërkesë zyrtare për këtë ekstradim.

Megjithatë, Turqia ka dërguar dy grupe dokumentesh në Uashington prej dështimit të grusht shtetit, duke thënë se dëshmitë se janë dëshmitë për përfshirjen e Gylenit në puç./tvklan.al

Share: