Në Shtëpinë e Bardhë, Sasha Obama ka një staf kuzhinierësh, të cilët janë në gatishmëri të saj 24 orë në ditë. Mirëpo, këtë verë, vajza e njeriut më të rëndësishëm në botë, presidenti të SHBA-së, ka nisur një punë verore, ku u shërben të tjerëve.
15-vjeçarja, vajza e Barack Obamës, po punon në restorantin restorantin “Nancy’s” në Martha’s Vineyard të Massachusettsit. Gjatë kësaj jave ajo është trajnuar sesi të punojë me pajisjen e kasës fiskale, sesi të vendosë në rregull dhe në pritje të klientëve tavolinat nëpër ku shërbehet ushqimi, apo sesi ta lërë gjithçka gati në restorant kur shkëputet për pushimin e drekës.
Në fotot e publikuara, 15-vjeçarja shfaqet e veshur me një bluzë blu dhe kapele. Adoleshentja është e shoqëruar gjatë periudhës së punës nga 6 agjentë të Shërbimeve Sekrete, të cilët prisnin jashtë kabinës së restorantit, në stolat e vendosura përreth, teksa ajo punon.
Ndryshe nga fëmijët e pasur që pozojnë me makina dhe bizhuteri të shtrenjta, vajza e njeriut më të rëndësishëm të botës punon në një restorant edhe pse nuk i mungon asgjë.
(gazeta-Shqip.com)