Home KRYESORE Oso Kuka i harruar!

Oso Kuka i harruar!

Nga Flutura Açka

Kjo është kështjella e famshme e Vraninës (dikur ishull kufitar mes shqiptarëve e malazezëve). Këtu në verën e 1862, Oso Kuka u vra me 24 luftëtarë. Në fund, kur i kishin mbetur edhe dy-tre luftëtarët e fundit, mblodhi barutin dhe shpërtheu kështjellën që të mos binte i gjallë në duart e armikut.

Tani, djelmoshave të rinj të mësuar me terminologjinë e multietnisë, kjo mund t’u duket e vjetëruar, por historia është histori dhe shenjat e saj duhen ruajtur. Sigurisht nga shqiptarët në Malin e Zi pritet më shumë.

Ky vend historik është rrethuar nga ferrat dhe nuk mund ta vizitosh, aty kalon superstrada dhe për të bërë një foto rrezikon jetën. E pra, pak metra më tutje është Virpazar, ku ke parkim, mundësi për foto dhe të gjitha lehtësirat e tjera, dhe mbi të gjitha, mundësinë për të lexuar rëndësinë turistike të tij.

A mos duan shqiptarët dhe politikanët ne Malin e Zi t’ua servirin malazezët evidentimin e këtij vendi historik? Nuk e di se ç’projekte kanë ata për këtë vend, por sa për kujtesë po u sjell disa vargje për Oso Kukën, në to le të gjejë vend kush mendon ende se historia nuk zhbëhet dot dhe duhet respektuar edhe si e shkuar që ndonjëherë gërvish shkëlqimin (shpesh fals) të shumëetnisë:

Pse në Shqypni ka djelm si Zana.

Qi për mbret e troje të veta

Nuk i dhimet gjaja jeta.

Share: