Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Ka njerez qe hyjne me zhurme ne kete jete, por ikin prej saj si zjarri nen hi. Nje shije te idhur lene pas.
Ka te tjere qe hyjne te qete ne kete jete, por largohen si rrufe ne qiejt e nxire. Nje bloze te erret trashegojme prej tyre.
Ka nga ato njerez qe hyjne dhe ikin nga kjo bote plot terzelleme si meteore te zjarrte shkatrrimtare. Rrenimin e gjithkaje lene nga mbrapa.
Por…ka edhe nga ato njerez, ndonese te ralle, qe hyjne dhe ikin nga kjo bote pa renduar as dheun si engjuj qiellore. Dhimbje, respekt e mirenjohje na lene ne mendje e zemer.
I tille ishte njeriu i mire, qytetari i nderuar, aktori i shquar i skenes dhe ekranit, “Artisti i Popullit”, Demir Hyskja.
Ne keto vite te trazuara te tranzicionit traumatik mesojme me dhimbje te thelle shuarjen e meteoreve qe na mbajtjen gjalle jeten shpirterore e aristike ne mjedisin gri te se kaluares.
Ndahen nga ne, nga Shqiperia te ciles i dhane gjithcka kishin. Ikin duke lene vargmale kujtimesh te pashlyera ne boten e trazuar shqiptare…
Aktori i portretit burreror, i zerit kumbues muzikor, i levizjeve te matura, i gjetjeve te kursyera, i profileve te larmishme, i koherences individuale -Demir Hyskja do prehet ne paqen e merituar te botes tjeter, por do mbetet i trazuar ne boten shqiptare ku hyri dhe doli i heshtur…
Lamtumire, i miri Demir Hyskja…