Home KRYESORE Turizmi yne, logjike e të përfituarit sa më shumë, sa më shpejt!

Turizmi yne, logjike e të përfituarit sa më shumë, sa më shpejt!

Nga Gresa Hasa

Për një hapësirë kaq të vogëlth gjeografike, Shqipëria ka pafund pasuri natyrore ku nëse do të investohej me mençuri, garancia për një mirëqenie ekonomike, do të mund të vinte vetëm nëpërmjet turizmit.

Megjithatë, turizmi nuk nënkupton veçse bukuritë natyrore të vendit. Natyra është bekim afërmendsh por ajo nuk mjafton. Përpos profesionalizmit, kaq thellësisht të munguar anëve tona, një problem goxha madhor është sidomos mungesa e kulturës ose më trashë e shprehur: njerzillëku minimal për një komunikim dhe trajtim dinjitoz të pushuesve të cilët janë kontribues të drejtpërdrejtë.

Logjika e të përfituarit sa më shumë, sa më shpejt, zakonisht nëpërmjet zhvatjes e mashtrimeve, fyerjet apo cilado lloj sjellje tjetër absolutisht e papranueshme, vetëm sa i largojnë njëherë e përgjithmonë ata që në të kundërt do të ishin burim i frytshëm për zhvillimin e vazhdueshëm të turizmit shqiptar.

Me injorancë dhe dashakeqësi e vetmja garanci është dështimi, fare banal madje.

Share: