Home KRYESORE Maqedonia goditet nga qindra rrufe, 5 viktima në autostradë

Maqedonia goditet nga qindra rrufe, 5 viktima në autostradë

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar një situatë të rëndë në disa zona të Maqedonisë.

Mijëra rrufe janë shkarkuar në gjithë territorin, mbi 800 vetëm në Shkup. Raportohet se të paktën 5 njerëz kanë humbur jetën.

Fshati Hasanbeg mësohet të ketë pësuar dëmet më të mëdha, pasi liqeni afër fshatit Kamenik doli nga shtrati.Ujërat arritën deri në autostradën ‘Nënë Tereza dhe pikërisht në këtë aks rrugor raportohen edhe viktima.

Mediat maqedonase njoftojne se ushtria dhe policia kanë dalë në terren për të ndihmuar banorët, por ata, qytetaret, janë ankuar se reagimi i strukturave të shtetit ka qenë i vonuar.

Share: