Home KRYESORE Tony Blair me Ramën në Shqipëri, plas ironia në mediat britanike

Tony Blair me Ramën në Shqipëri, plas ironia në mediat britanike

Mediat britanike dhe konkretisht “Daily Mail”, kanë ironizuar ish-Kryeministrin Tony Blair, që është ndalur në Shqipëri për të marrë rreze dielli, piikërissht pak ditë pas keqardhjes së shprehur për vendimin e marrë nga ana e tij, lidhur me sulmin e Irakut.

“Është Tirana Tony. Pak javë pas akuzave të bëra nga Londra, Blair merr rreze dielli me kryeministrin shqiptar sikur nuk i intereson asgjë në botë”, shkruan Daily Mail.

“Një muaj më parë ai dukej keq emocionalisht pasi tregoi keqardhjen e tij në një konferencë shtypi në Londër mbi gabimet e bëra pas vendimit të tij për të pushtuar Irakun. Por javën e kaluar, Tony Blair kishte një figurë shumë të ndryshme. Veshur një këmishë të hapur, syze dielli firmato dhe me një varëse floriri me kryq ai duket në një foto duke shijuar rrezet e diellit të Europës Jugore ku duket sikur trauma e hetimeve të Chilcot kanë qenë shumë kohë pas”, vijon artikulli, në të cilin nuk janë lënë mënjanë detajet në imazhine e Blair.

Sipas mediave lokale, Blair u ul në Shqipëri me një helikopter ushtarak, ndërsa u shfaq në krah të Kryeministrit Rama, në fotot e postuara nga ky i fundit në rrjetet sociale.

Share: