Home KRYESORE Islami thirrje: Të largojmë aleancës e qelbësirave, Rama të ik

Islami thirrje: Të largojmë aleancës e qelbësirave, Rama të ik

Ish ministri dhe ish deputeti socialist e sot deputeti demokrat Kastriot Islami në një postim në facebook, ju ka bërë thirrje atyre që e ndjenë veten të pastër, që të angazhohen në largimin e Kryeministrit Rama. Islami i cili është pro një qeverie teknike siç dhe opozita e kërkon, shton se si përfaqësues i aleancës së qelbësirave, Edi Rama u bë Kryeministër por sipas tij ka ardhur koha që kjo aleancë të largohet.

Postimi në facebook:

Edi Rama erdhi në pushtet si përfaqësues i Aleancës së Qelbësirave dhe u bë Kryeministër me banditët, kriminelët dhe perverset e saj. Qeverisja e tij ka kundërmuar tre vjet të gjithë shqiptarët pa dallim. Tashmë e fermentuar dhe kalbëzuar po shpërthen dhe ndot gjithçka duke rrezikuar të ardhmen e të gjithëve, duhet të marrin përgjigjen e merituar para se tentojnë të largohen! Kush e ndjen veten të pastër dhe të ndershëm të angazhohet për largimin e kësaj aleance të qelbësirave.

Share: