Policia e Tiranës ka çuar në Prokurori dy vajza pasi kanë bërë sherr me njëra tjetrën. Sipas burimeve nga policia, M.C dhe Xh.A, vjeç 20 e 21, banuese në Tiranë, në qytetin studenti, te godina 24, për motive të dobëta, kanë goditur njëra tjetrën. Ata janë proceduar penalisht sipas nenit 90 të Kodit Penal.