Home KRYESORE “Pallati” i milingonave të Ragamit dhe ‘penisët’ e betonit mbjellë Tiranës

“Pallati” i milingonave të Ragamit dhe ‘penisët’ e betonit mbjellë Tiranës

Nga Flutura Acka

Edhe milingonat e Ragamit – në Alpet tona – kanë më shumë respekt për mjedisin, arkitekturën e natyrës, për territorin, dhe sigurisht për trashëgiminë kulturore të tyre. Nuk e prishin të parën, për të ndërtuar të dytën, sepse ndihen të barabarta në raport me kodet që i kanë vënë shoqërisë së tyre, dhe mbi të gjitha, e dinë që nuk janë të përjetshme.

Krahasojeni këtë ndërtesë mikroarkitektonike me Tiranën e betonit që ka prodhuar, dhe vazhdon të prodhojë barbaria dhe pangimja e pushtetit. Nuk kanë Twitter, nuk kanë Facebook, nuk kanë asgjë nga fuqia e neve njerëzve, ku të virtualizojnë përjetësinë e ‘punës’ së tyre historike, por për fat, më shkaktojnë shumë më shumë respekt se pushtetet që kanë kanë shkuar, që janë, e që mbase do të vijë këtejpari ndër shqiptarë.

Krahasojeni këtë pamje me Tiranën e ‘penisëve’ të betonit, që janë mbjellë kundër çdo norme arkitekture e mjedisi, thjesht për të treguar ‘forcën’ e pafuqishme të atyre që në mënyrë arbitrare kanë vendosur për fatin e Tiranës, pa na pyetur fare.

Share: