Nga Mentor Kikia
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pati një intrevistë të “sforcuar” dhe nervoze me VOA-në. Spse ata dreqër, ndryshe nga këtu në Shqipëri ku politikanët u bërtasin gazetarëve kur s’u pëlqejnë pyetjet, pra ata të VOA-s, i bënë ca pyetje të forta.
Psh, gazetarja i tha se në Shqipëri njerëzit janë të varfër, shumica jetojnë me më pak se 5 USD në ditë, dhe se vetëm në Korrik, në Gjermani u regjistruan 7 mijë azilkërkues… dhe se shumë më shumë të tjerë duan të ikin, jo të ikin për punë sezonale, por të ikin, të zhduket fare nga vendi i tyre… Pra në këto kushte, a prekeni ndonjëherë apo ndjeheni keq ju, që jetoni në luks dhe ekstravagancë?
Për çfarë luksi e keni fjalën juve? ”“ u përgjigj Meta me nervozizëm. Unë as makinë s’kam, e kam të shtetit.
Vërtet, për çfarë luksi flasin këta në SHBA? Politikanët tanë, të shartuar edhe me klasën e biznesmenëve, kanë krijuar Shqipërinë e tyre, atë që nuk ka asnjë lidhje me Shqipërinë tonë. Në Shqipërinë tonë ata kanë vetëm pronat, kanë tokat, hotelet dhe pasuritë e tjera. Për vete jetojnë në një tjetër botë. Ndërsa ne jemi skllevërit e tyre, që punojmë për ta, zihemi për ta, vritemi për ta, padyshim që i votojmë sa herë duan ata. Meta ka të drejtë kur pyet: Për cfarë luksi e ke fjalën ti? Ata janë në garë mes tyre, dhe mes tyre ka nga ata që, duke u krahasuar me njeri-tjetrit, mund të paraqiten për të kërkuar edhe ndihmë sociale pasi mund të duken të varfër.
sec pashe ne nje faqe nje interviste qe mund tia plase ne surrat asaj te Zerit te Amerikes…