Home KRYESORE Nëse Rama reziston deri në tetor, fiton edhe në 2017…

Nëse Rama reziston deri në tetor, fiton edhe në 2017…

RAMA META

Nëse kryeministri Rama, ja mbrrin të rezistojë si kryeministër deri në tetorin e këtij viti, do të thotë se shqiptarët do të hyjnë në zgjedhjet e vitit 2017, me qeverisjen e tij.

Rama do të mundet kësisoj të imponojë edhe Ligjin Zgjedhor, për të cilën do të shkëpusë nga PD e nervozuar me moslargimin e Ilir Metës, nene të favorshme për “partitë e mëdha”.

Nëse ndodh kjo, simbas logjikës shkak-pasojë, LSI do të ketë hapësira shumë të ngushta për të garuar e vetme elektoralisht në qershorin e vitit 2017.

Dhe për taktikë elektorale do të garojë në zgjedhje sëbashku me PS dhe Ramën si kryeministër të një mandati të dytë, duke i dhuruar “mikut-armik” një mandat të dytëdhe të gjithë hapësirën dhe kohën e nevojshme që Rama, të qërojë hesapet me kundërshtarët e tij në PS, duke mos i kandiduar ata për deputetë të ardhshëm.

Dhe padyshim, prishja PS-LSI do të vijë në mandatin e dytë, kur dhe sigurisht do të jetë shumë vonë, për ata që mendojnë se Rama, nuk është kryeministri i duhur i shqiptarëve./360grade.al

Share: