Home KRYESORE Rikthimi i ish Kryeprokurores, “Konspiracioni vazhdon” per te goditur Berishen?”

Rikthimi i ish Kryeprokurores, “Konspiracioni vazhdon” per te goditur Berishen?”

Emri i Ina Ramës, ish Kryeprokurores së zgjedhur nga Bamir Topi, ish President dhe të miratuar në mënyrë entuziaste nga Sali Berisha, nuk po qarkullon më kot.

Ajo është një prokurore vërtet e aftë dhe vërtet e motivuar dhe tashmë me një përvojë të shumëfishtë.

Aktualisht Ina Rama, punon pranë Bankës Credins, e thirrur në atë funksion nga ish bankieri i vrarë Artan Santo.

Në bankën Credins, ajo ka një funksion kyc si shefe e zyrës juridike të institucionit bankar shqiptar më të madh dhe më me influencë.

Është e habitshme se si zonja Ina Rama, ka ruajtur një heshtje shumë të gjatë dhe është rrëfyer që prej disa vitesh, plot 4 vjet, shumë e rezervuar në daljet e saja në publik. Madje dhe kur u vra bankieri Artan Santo, ajo si juriste, si mike dhe si një ish personalitet i Prokurorisë së Përgjithshme, ruajti një heshtje të plotë.

Tani nëse ajo, është një kandidaturë për tu bërë Prokurorja speciale e Shqipërisë, kandidatura është e rëndësishme.

Një aleate më të mirë dhe më të përgatitur, kryeministri Rama, nuk mund të gjente.

Berisha në këtë rast do të thoshte se “konspiracioni” vazhdon.

Kjo ndoshta do të ishte e pasaktë, por që motivimi për të larë hesapet me ish kryeministrin, Ina Rama e ka të plotë./360grade.al

Share: