Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një autobus mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:05 në në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet. Nga hetimet e para të policisë rezulton se autobusit që iu vendos lënda plasëse është në pronësi të shtetasit me iniciale E.R. Lënda ka shpërthyer, por nga shpërthimi janë shënuar vetëm dëme materiale./Opinion.al