Një shtetas është arrestuar mëngjesin e sotëm në Bulqizë. Arsyeja e ndalimit nga policia ka qenë dhuna e vazhdueshme që ushtronte ndaj nënës së tij. Ajo që e rëndon edhe më shumë pozitën e tij, është se nëna e tij është plote 101 vjeç. Sipas policisë, Faik Alla, 55 vjeç kishte kohë që ushtronte dhunë ndaj nënës së tij. Ky nuk është rasti i vetëm të paktën gjatë muajit të fundit ku policia është detyruar të shoqërojë familjarin i cili ishte i dhunshem!.