Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Keto dite duket sikur kryeqyteti eshte “zhvendosur” ne Diber. Jane shkulur te medhenj e te vegjel. Po aktivizohen aktore te dites dhe ish aktore te perenduar. U zgjuan te njohur e te panjohur. U ngriten ne kembe miq e dhendure te Dibres.
Mediat u kujtuan se ka edhe Diber. Filluan te grisen ekranet dhe te shqyhen mikrofonat. Faqet e gazetave njerrin foto si prej minierave dhe shkruajne per Dibren aq sa nuk kane shkruar tash 25 vjet.
Ne kete proces dibrane “shume zhurme per asgje” gladiatoret po matin fuqite e tyre per betejen politike te arenes mbare shqiptare te vitit te ardhshem.
Kur e shikon nga lart dhe nga larg kete spektakel karikaturest te vjen per te qeshur dhe per te qare. Te vjen per te qeshur sepse sheh sesi Dibra, e cila ne gjithe tranzicionin u be me e njohur permes brekegrisurit ne krye te Bashkise, po terheq audiencen politike si te jete Uollstriti.
Te vjen per te qare sesi nje Diber kaq e ndritur ne historine e popullit shqiptar, nje popull kaq punetor dhe i mencur, atdhetar e i kulturuar ka mbetur i izoluar nga talljet makabre te qeverive shqiptare.
As rruga e lashte “Egnatia” qe lidhte Romen me Kinen antike, nuk do merrte me shume kohe per t’u mbaruar sesa “Rruga e Arberit”. Kilometrat e “Rruges se Arberit” jane ngrene si sandvic nga politikane “me bark shekullor gjithmone te pangishem”.
Ne mes te kesaj “politike tallava” me erdhi nje mik imi e me pyeti:
” Prof. Bashkurti per ke duhet te votoje Dibra kete here?”
Nuk u mendova gjate. I’u pergjigja ashtu sic e kane adet dibranet, rreth e rreth e drejt e ne shenjte.
“Jam Tropojane, i lindur ne Shkoder, nip Korce dhe dhender Dibre-or mik-i thashe.
…Gjeja e pare dhe e paharruar qe kam mesuar nga kjo gjeneze gege e toske te familjes dhe miqesise time eshte shprehja popullore…..
…Mendja ka linde ne Shkoder dhe ka pushuar ne Diber. Si e tille mendja e Dibres ka nevoje vetem me e lane rehat, sepse din sesi te vendose vete”.
U ndame per t’u takuar me 1 shtator…