Home KRYESORE Partite e Vogla se bashku për ndryshimin e Kodit Elektoral…

Partite e Vogla se bashku për ndryshimin e Kodit Elektoral…

Sot në Hotel “Tirana International” (15 katëshi), u mblodh tryeza e Partive Politike të të gjitha krahëve të politikës të cilët janë prekur nga kodi zgjedhor aktual qe penalizon kryesisht dhe qartazi partitë jo parlamentare.  Mbi 20 parti te cilat përfaqësojnë mbi 300 mije vota ranë dakord për të realizuar këtë tryeze çdo muaj. Tryeza permanente e përmuajshme do konsistojë së pari në ndryshimin e sistemit zgjedhor, administratës zgjedhore, teknologjisë zgjedhore, por dhe që do çoje dhe zërin e qytetarëve që përfaqësojnë në të gjitha nivelet për të gjitha reformat apo dhe të tjera.

Pjesëmarrja ne këtë organizim ishte me e madhe nga sa pritej fillimisht dhe aty spikaten parti te te dyja kaheve politike, parti te reja dhe nga ato tradicionale dhe u vendos qe kryetari i Aleanca Demokratike z. Eduart Abazi te jete koordinatori i kësaj tryeze politike. Ndërsa kryetari i Partia Forca Rinia, z. Dritan Broka u vendos te jete sekretar politik i këtij organizimi përfaqësues i mbi 20 partive politike te cilat kane qene pjesëmarrëse ne zgjedhje dhe kane dale prej tyre te penalizuar për shkak te Kodit Elektoral aktual. Ja cfare vendosi takimi i sotem:

Rregullimi i sistemit zgjedhor
Reformim te administratës zgjedhore me synim de-politizimin e plote te saj
Futja e teknologjisë dixhitale ne procesin e votimit dhe te numerimit simbas standarteve europiane
Rishikimi i menyres se financimit te Partive Politike
Rishikimi i akseseve te barabarta te Partive ne Media.
Përfshirja e emigranteve ne votime ne zgjedhjet e ardheshme.
Partitë pjesëmarrëse rëne dakord te takohen periodikisht duke ftuar dhe duke qene te hapur per subjektet e tjera politike.

Burimeve te ndryshme konfirmojnë se koordinatori i kësaj tryeze politike se fundmi ka patur një takim in-formal me ambasadorin amerikan ne Tirane z. Donald Lu ku është diskutuar si roli i partive te vogla te jete me efektiv ne zhvillimin e demokracisë funksionale ne Shqipëri. Ambasadori se fundi ka patur qëndrime kritike ndaj shumicës qeverisëse, por edhe partisë me te madhe te opozitës.

Share: