Nga Haberet e Mitro Celes
Teodor Keko. Roman. “Shënimet e një gruaje”. Faqe e parë. Dedikim. ”Netit dhe Mitros, Me shumë respekt për dashamirësinë e tyre dhe në shenjë kujtimi të ditëve të bukura që kemi kaluar dhe do të kalojmë. Për kujtim Dori. Firma. 1 Maj 1995
…Bëra papa në vite. U takuam tek bar “Evropa”…Do I bësh një nder, Dorit të Vogël, xhaxhi Mitro?..Më është pjekur romani. Shkojmë me makinën tënde të marrim disa kopje?…
Morëm librat…Ta pimë nga një krikëll tek “Rogneri”? Është bira më e mirë në Tiranë. E di pse? Sepse Shmidi, drejtori, e merr birrën në Vjenë. Me elb safi. Jo si birra jonë: gjysëm me misër e gjysëm me elb?! Hajt ta pish, të flamosurën. Sidomos gotën e parë!..
Hapi faqen e pare të librit dhe nisi të shkruaj me një shkrim kaligrafi. Pas firmës vuri datën 1 Maj…Xhaxhi Mitro! E ke si dhuratë për datëlindje…Kur ta lexosh pas vdekjes sime, do e derdhësh ndonjë koqe loti?… Unë jam nja 10 vjet më I moshuar. Perëndia ka sira…Po sikur Perëndia të ngatërrojë defterët?……Debat koti!… Dua të më shesësh 30 libra…
Hodha sytë në sallë. Në një tavolinë qëndronte Ismail Mulleti. Bisesmen me nam në atë mot…Shkuam bashkë në parkim. Hoqa 30 libra nga makina…U kthyem së bashku tek Dori…Kam një problem,-tha Ismaili.-Nuk kam lekë. Kam dollar. Mos e merr për keq?…Jo. Tha Dori…Pranoj çdo monedhë: Dhrami, lireta, paund, marka…U largua Ismaili…kam një lutje,-tha Dori.-Paratë jepja Xhulit…Unë jam si Neti. Ajo e dorëzon paranë tek Eni Velçani, dyqani në këmbë të urës së Lanës… Unë.. tek gota…si Shvejku…
Kaluan dy muaj. Më thotë Dori: Ta thërrasim për një birrë bisesmenin tënd?…Kur u bëmë tre në tavolinë, pyeta: I shite librat?…Asnjë. Më kanë bllokuar bagazhin e makinës…A mi kthen?…U ngritëm të dy. Përsëri librat në makinën time…Gjë e bukur,-tha Dori.- Do u nxjerrim një lëkurë të dytë!
…Qërshor 2002…Alo…Xhaxhi Mitro! Po të pret Dori i Vogël tek bar “Evropa”…Marrim kafe?
Ma kanë ndaluar doktorët birrën? E ke tejkaluar planin e pirjes.- thanë dhjatrojtë…Më duke mirë me çere… Të kujtohet beseda këtu e 7 vjet më pare? Më doli fjala…Kam bërë një poezi…Pak ditë më parë më kumtuan: – Je I smurë me kancer!/ Tani jam mirë fare, mrekulli/ sepse sapo kapa fundin dhe e di/ se më keq s’ka më…Me kancer hije trupi s’qënka keq/ si breshka në shpinë mbaj një varr …
-Nuk ti recitova që të lotohesh…Flasim seriozisht…A të marr një kredi për shtëpi. Do vdes unë, do ngordhi edhe kredija… Tu mbetet shtëpia si dhuratë djemve…-E njeh Adrian Fullanin, drejtorin e Bankes Italo- Shqiptare?…
U nisën. Në atë mot banka e kishte seline tek sheshi “Avni Rustemi”. I ramë ziles. Ngjitëm një palë shkallë. Ecëm në një koridor. Shtymë një derë. Na priti Fullani…Do ta rregullojmë!…Pa merak. Po të jap një formular…Kur ta plotësosh, u pres te dyve …
Pas disa ditëve Teodori u nis për në Greqi. Vdiq më 20 gusht 2012…Nuk mund të shkruaj më… Mu veshën syzet… E mor Dori I Vogël, çfarë na bërë…