Home KRYESORE Prishtina politike, kohë për reflektim

Prishtina politike, kohë për reflektim

Nga Suzana Tahiri

Përcaktimi i kufirit shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi ka sjellë në shoqëri një krizë të madhe politike mes mazhorancës së drejtuar nga Hashim Thaçi dhe opozitës të prirë nga treshja Visari-Haradinaj-Limaj.

Në këtë krizë politike nuk është i ndarë faktori ndërkombëtar dhe sidomos SHBA dhe BE, dy nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të shtetit të ri europian.

E titulluam Prishtina politike këtë opinion për faktin se në çdo ndërmarrje të madhe që përjeton Kosova, përgjegjës është klasa qeverisëse, por edhe opozita ka rolin e vet të pazëvendësueshëm.

Në këtë kuptim edhe përcaktimi i kufirit shtetëror mes dy vendeve fqinje ngarkon me përgjegjësi si mazhorancën ashtu edhe opozitën. Dhe fakti që ka një krizë të gjatë për këtë çështje hapin e parë duhet ta marrë maxhoranca duke kërkuar me çdo kusht uljen në tryezë me kundërshtarët politikë.

Pra maxhoranca duhet ta rishikojë edhe një herë marrëveshjen pasi ka shumë zëra që vërtetojnë se pjese e territorit të Kosovës i kalon padrejtësisht Malit të Zi.

Nga ana tjetër “armët” e opozitës dhe sidomos protestat e dhunshme tejkalojnë të drejtën e saj për të marrë përgjegjësi dhe për të dhënë opsionin e vet.

Kosova e sotme, me shumë progres por edhe me mjaft probleme është e lodhur nga dhuna, nga veprimet ekstremiste të kujtdo qoftë force politike dhe më shumë se për çdo gjë ka nevojë për mature, për dialog, për ballafaqim alternativash, siç ngjet rëndom në të gjitha shoqëritë euro-atlantike.

Dhjetë a më shumë vjet më vonë kufijtë midis Kosovës dhe Malit të Zi, por edhe midis shteteve të tjera fqinje, do të jenë thjesht simbolike dhe beteja e sotme do të konsiderohet donkishoteske dhe pa asnjë kuptim.

Share: