Tashmë duket është mbyllur marreveshja mes Edi Ramës dhe Shpetim Idrizit per faktin se PDIU do të marrë post ministri.
Në selinë rozë të tregojnë në koenfidencë edhe emrin e ministres që do të sjellë PDIU. Ajo është Mesila Doda, një deputete karizmatike dhe kurajoze shkuar se fundi ne kete pasi u largua nga PD. Por ende nuk dihet se cilin portofol ministror do të marrë Mesila Doda. Thuhet se gjasat jane te zevendesoje Mirela Kumbaron.
E qartë mbetet se PDIU do përfaqësohet me një ministër në kabinetin Rama. Kjo ia rrit autoritetin PDIU, e cila deri tani ka marrë poste të dyta por me plot “bereqet”, porse aspak pozicione te cilat do ndihmonin Komunitetin Cam per te zgjidhur problematiken e tyre historike me Greqine.
PDIU gjate fushates elektorale kish kerkuar te ngrihet Ministria e Emigracionit, por kete qasje e ka harruar tashme ndersa per Ministrine e Jashtme as qe mund te flitet. Per fat te keq kjo parti e ka harruar Kauzen per te cilen u themelua dhe po mendon vetem per pushtet.