Nga Artan Fuga
Problemi themelor i klases sone politike eshte konceptual. Pasi e shtypi intelektualin dhe i bllokoi mendjen dhe shpirti ne luften per pushtet ajo e pesoi vete, ngeli pa mendim dhe tani vjen rrotull ne nje nebuloze llafesh pa kuptim e nuk gjen dot rrugedalje.
Ajo nuk e kupton se po e shkaterron nga viti ne vit kombin dhe vendin me anen e nje mekanizmi degradues qe korrozon kockat dhe eshtrat e kombit si asnjehere me pare ne histori.
Ja :
Mediat gjoja pa pagese shkeputen mediat nga publiku dhe i kalben duke i kthyer ne instrumente te doktor Zhivagos qe bombardojne cdo mendje e shpirt te lire. Media per mbijetese ka nevoje per ndertime pa leje, tendera, droge,servilizem, evazion financiar.
Demokracia pa zgjedhje te lira por me lista partish, duke krijuar iluzionin se demokracia nuk kerkon detyrimisht angazhimin qytetar, nuk ka cmim per qytetarin, nxorri jashte loje qytetarin. Politikani nisi ti ngjaje bosit, trafikantit, te fortit te lagjes dhe te bjere ne duart e lubise te interesit mafioz privat.
Tregu pa klienta duke shkaterruar varesine e grosistit apo investitorit nga fuqia blerese e shqiptarit degradoi tregun dhe e ktheu shqiptarin ne nje rrjepacak bythpabreke. Shqiptaret u ndane ne bythpabrekesea dhe sheike ish kapterre magazinash.
Mediat pa audienca.
Demokracia pa qytetare.
Tregu pa bleres.
Ja tre kancerat e vertete te kombit.
Por “mjeku” po gabon diagnoze dhe ne vend te shohi tre kancerat e vertete merret me simptomat pa lidhje me semundjen. Sepse vete “mjeku” eshte nen efektin e infeksionit epidemik qe na ka mberthyer.
Problemi paresor i klases sone politike nuk eshte se eshte e korruptuar, kjo eshte pasoja, problemi i pare eshte se duke i dashur te gjitha pushtetet ajo varrosi intelektualin ne njeqind varre e kurthe dhe nga kjo mbeti pa mendim. Mbeti trup pa shpirt duke na bere te endemi rrugeve te historise si kadavra alipashatepelenase, pra si trupa pa koke.
Do e shpjegoj.
Do e shpjegojme.
Pa merak. Kolektivisht dhe individualisht.
Sigurisht po na lane.
Po ju o miq jeni ne gjume.