Vdekja e 13 vjeçarit Egjiptian në kompleksin ‘Karavan’ në kryeqytet nuk është e vetmja. Në harkun kohor të 3 viteve në këtë pallat që shihni në pamje kanë vdekur dhe dy te rinj të tjerë. Ky është një pallat i mallkuar shprehet shoku i Yossuf teksa vendos qiri në kujtim të mikut të tij.
Pas këtij denoncimi Report Tv u ndal pranë banorëve të pallatit teksa historitë e vdekjeve të mistershme konfirmohen dhe nga ta. Dhe kështu zbulohet qe te pallati ka vdekur edhe një fëmijë tjetër, i cili u rrezua brenda gropës te ashensori, dhe një 19 vjeçar duke rregulluar antena në ballkon.
Por jo vetëm kaq. Jashtë kamerave disa prej banorëve flasin dhe për dy vdekje të tjera që në nisje të ndërtimit të këtij kompleksi. Sipas dëshmive të tyre fillimisht ka vdekur një punëtor i cili ka rënë nga skela e më pas një grua ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.
Po ku ndodhet pallati i vdekjeve të mistershme? Ai ndodhet në rrugën “Dritan Hoxha” (emer i botuesit te Top Channel vdekur po aksidentalisht) në zonën e Laprakës në kryqëzimin e spitalit të Traumës. Këto ngjarje janë hetuar dhe nga policia e Tiranës por janë konsideruar aksidentale dhe për to hetimet më pas janë pushuar./