Nga Ilirjan Blloshmi
Jeta e një qytetari, fashtari, katunari, zenjgjini, fakiri shqiptare nuk fillon nga djepi, por nga morgu. Në i kemi lënë shpresat varur në muret e burgut, kohën e masim me hijen e diellit. Ne u lindën nga ky njerëzim që na rriti me qumështin e tij dhe me pas na dënoi si dobiça të pavlerë. Mjerimi ynë ka kapërcyer kufijtë e mjerimit Migjenian.
Jeta jonë fillon me autopsinë që bëhet në morg. Nga ky morg dalin sekretet, krimet, tradhtitë, sëmundjet, dashuritë, incestet. Të gjitha këto i kemi bere për hir të politikës, të asaj fucking polike që po na pi gjakun çdo ditë, po na përdhosur çdo ditë. Kemi politikane qe shëtisin serbes serbes dhe polikane që shoqërohen nga një shpure badygardesh. Universi dhe zullumi i tyre është përgjegjës për autopsinë tonë kombëtare. Autopsia jonë i ka rrënjët në krim dhe urrejtje.
Një politike që krijon me urgjencë një personalitet të dytë. Një politikë që të bën autopsinë duke na bere lavazh truri, e që ne mjerimisht i duartrokasim nëpër tribuna e fjalime. Midis nesh dhe atyre (politikës, politikanëve), po luhet një tango që, në vend të kënaqësisë, të zhyt në një mjerim të pakuptueshëm. Kësaj tangoje politikanet tanë nuk i janë afruar se kanë frikë mos humbin karrierën dhe llokumin që marrin nga pasuria jonë. Ata rrinë larg dhe shikojnë me kënaqësi kur ne i bëjmë gropën dhe autopsinë njeri – tjetrit.
Ndërsa ata shajnë nën dhëmbë për arratinë që ne po marrim çdo diti nga ky vend duke na quajtur kurva. Në vritemi për piktorin dhe doktorin. Ndërsa ata hane si Sali Protopapa pula, ne nuk kemi një vakt fasule për fëmijët. Ndërsa autopsia jonë tregon se kemi vdekur pa lindur akoma, Autopsia e tyre tregon kamje, pasuri, dashnor/e dhe përjetësi.
Ne po jetojmë një dramë që pakkush e kupton dhe kjo për faj të polikes. Ngrihuni o njerëz, ngrihuni se po ju marrin kafshën e fundit kjo kurve polike që po na drejton. Një popull dikur gjaknxehtë, sot po pranon acarin në gjakun e tij. Një popull që tragjikisht po merr mbi supe atë që nuk i takon. Po merr fajësinë e politikës, po bën autopsinë e tij pa lindur…