Home KRYESORE Rritja e kredive të këqija, BSH: Zgjidhja e problemit, e vështirë

Rritja e kredive të këqija, BSH: Zgjidhja e problemit, e vështirë

Banka e Shqipërisë ka reaguar për herë të parë pas rritjes së fundit të kredive të këqija. Këshilli Mbikëqyrës i kësaj banke deklaroi se rritja e treguesit të kredive me probleme evidenton vështirësitë që ka zgjidhja e tyre, si dhe luhatshmërinë që mund të shfaqë ky tregues në afat të shkurtër.

Por, sipas Këshillit pritshmëritë për një rritje më të lartë ekonomike dhe zbatimi i planit kombëtar për uljen e kredivë te këqija mbështesin pritjet e Bankës së Shqipërisë për prirjen rënëse të kredive me probleme në afat të mesëm.

Këshilli ka konfirmuar edhe një herë se sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm dhe i mirëkapitalizuar. Në mbledhjen e radhës, veç raportit të stabilitetit financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit, Këshilli Mbikëqyrës ka miratuar edhe shitjen e Veneto Banca tek nje shoqëri administruese italiane.

Share: