Home KRYESORE Ish-kryebashkiaku i Orikumit Gezim Çapo kundër Koço kokedhimës

Ish-kryebashkiaku i Orikumit Gezim Çapo kundër Koço kokedhimës

Duket se ish deputeti Koco Kokedhima nuk e ka te lehte te vazhdoje si me pare ne Jug te Shqiperise pa mandatin e deputeti dhe mbeshtetjen e Edi Rames.

Se fundi sipas gazetes Shqiptarja.com nuk kanë qenë vetëm të rinjtë ata që ia kanë thënë në sy Kokëdhimës se nuk durojnë më mënyrën se si ai po drejton Partinë Socialiste në Vlorë.

Ish-kryebashkiaku i Orikumit, një ndër figurat kryesore të kësaj dege të partisë, Gëzim Çapo ka mbështetur reagimin e socialistëve të larguar nga mbledhja, dhe ka kritikuar Kokëdhimën për reformën e tij.

Sipas Çapos, grupet e zemëruara janë ata që janë përjashtuar si pasojë e reformës, por që në fakt kanë mbajtur peshën kryesore të aksionit opozitar të Partisë Socialiste. Ish kryetari i Orikumit nuk kish folur kunder Kocos deri tani!

Sigurisht qe do kete dhe shume zere tjeter qe do dalin kunder ish deputetit Kokedhima qe deri dje e cilesonin si Again e Jugut. Pritet cili do jete reagimi i Kokedhimes te cilit nuk i mungon eksperienca dhe parate.

Share: