Home KRYESORE 360grade.al: Tallja e Mirelës me Ndrenikën e Madh: Mos u shtri por...

360grade.al: Tallja e Mirelës me Ndrenikën e Madh: Mos u shtri por hyp në skenë!

Robert Ndrenika është sot, ndoshta aktori më i madh skenik dhe filmik shqiptar.

Ndrenika ka një jetë në skenën e Teatrit Kombëtar, dikur Teatri Popullor, i cili, tanimë do të prishet dhe ajo hapësirë me sa duket është prenotuar për projekte të tjera, godinash shumëkatëshe.

Eshtë ky një projekt i vjetër i Ramës që në vitet 2001, kur ishte sëpari kryetar bashkie.

Por atëhere, ishin bashkë shumë emra të mëdhenj të skenës shqiptare dhe Rama u detyrua të tërhiqej nën presionin e intelektualëve të kohës. Kanë kaluar tanimë 15 vjet.

Shumë aktorë prej tyre nuk janë më dhe Ndrenika është i fundit i Mohikanëve. I cili në dëshpërim dhe me shpresën se do të mbrojë teatrin, deklaroi klithi se: “Do të shtrihej aty në pragun e teatrit për ta mbrojtur atë!”

Por kjo nuk bën dobi, sepse prish planet e kryeministrit, që janë aty për atë super llokëm trualli në qendër të Tiranës, ku metri katror nuk ka cmim dhe fitimi është përrallor.

Kumbaro, e cila e përtypi me zor braktisjen e Ndrenikës të takimit me kryeministrin dhe atë vetë, me një zë artificialisht të ëmbëlsuar tha:

“Përfitoj nga rasti t’i them edhe një herë aktorit të madh Robert Ndrenikës, të cilën e ftova të vinte dhe sot, por koha nuk ishte e përshtatshme. Tek darkonim bashkë dy net më parë në Festivalin e Teatrit Ballkanik me miq, i shpjegova projektet e reja të teatrove. Dua t’ia them sërish: S’ka nevojë të shtrihesh tek dera e teatrit për të mbrojtur tokën, sepse do i duhet të ngjitet në skenën e teatrit të ri, të të gjithë teatrove të rinj që do të ndërtojmë për të luajtur rolet e mrekullueshëm që ai ka”.

“Nëse ndodh që godina e teatrit shembet, unë nuk do të tretem në gropë, por do të shtrihem atje”, kish thënë 2 ditë më parë aktori i madh.

Dhe me sa duket kështu do të ndodhë. Kryeministri nuk tërhiqet./360grade.al

Share: