Home KRYESORE ANDI BEJTJA: KOCOS C’I PANE SYTE!

ANDI BEJTJA: KOCOS C’I PANE SYTE!

Nga Andi Bejtja

Dje mediat afer kryetarit te Partise Socialiste dhe Kryeministrit Rama e sulmuan Koordinatorin e Jugut Koco Kokedhima, direkt pas nje takimi qe ky i fundit zhvilloi ne Vlore! E sulmuan shume me ashper se kane sulmuar edhe Ben Blushin qe ka kryqezuar Ramen dhe Partine Socialiste 1000 here me shume se Koco.

U fol per bomba, mina etj etj kur ne fakt ne Vlore nuk kishte asgjë anormale. Dje ne Vlore Kokedhima edhe pse foli si socialist I thekur, u sulmua paradoksalisht dhe ne menyre qesharake si berishist!

Dje ne Vlore, Koco pa se si ata qe e kishin ngushelluar kur gjykata i hoqi mandatin, i iken nga salla ne menyre te organizuar pikerisht duke i kujtuar se nuk ishte deputet. Dje nuk ndodhi asgje e jashtezakonshme per te folur per lajme bombe e lajme mine: dje ne Vlore thjesht Kokedhima rikonfirmoi dhe njehere ate qe e dinte mire Kokedhima, se kush ka qene promotori i heqjes se mandatit te tij.

Ndersa shqiptaret kuptuan edhe njehere se Partia Rames eshte nje sekt, ku mund te jesh i mire per te kaluar pleqerine, por jo po fillove te mendosh politikisht dhe sidomos te artikulohesh si i majte i mirefillte.

E cfare ndodh zakonisht ne keto rrethana? Ndodh qe partia-sekt, behet me mitër, dhe vetëm pjell, pjell parti te tjera…..

Share: