Home KRYESORE Bello, Bizhga dhe Gjika i bashkohen partise se Agron Dukes

Bello, Bizhga dhe Gjika i bashkohen partise se Agron Dukes

Sipas burimesh mediatike ish ministri socialist Agron Duka tashme ne krye te Partise Agrare integroi 2 ish deputetë të PS në Partinë e tij se basku edhe ish kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Ish deputetët Marko Bello dhe Bizhga, së bashku me Shpëtim Gjikën, i japin Agron Dukës, një shtrirje të re politike, nga Shqipëri e mesme, drejt Jugut, ku duket se edhe ish deputeti socialist Koco Kokëdhima ka filluar perballjet me partine e Edi Rames.

Nuk dihet nese Kokedhima qe ka rrënjë të thella influencash dhe simpati personale nga një porcion i konsiderueshëm elektoratit te Jugut, mund ti bashkohet edhe ai Agron Dukes dhe Partise Agrare, por nese ndodh kjo padyshim do tregonte nje projekt ambicioz dhe te imponueshem te ketij organizimi politik. Me pare edhe Arben tafai i eshte bashkuar projektit poltik te Dukes.

Share: