Ben Blushi, deputeti “rebel” i PS-së, ka vijuar me dozat kritikave ndaj qeverisë, për më tepër ndaj kryeministrit Edi Rama.
Duke u ndalur te gjendja ekonomike, Blushi u shpreh se, “Rama flet për çfarë të dojë, por vetëm për ekonominë nuk flet. Rritja ekonomike është sa gjysma e parashikuar. 400 mijë shqiptarë jetojnë me 40 lekë ën ditë. Qeveria lufton të hyjnë sa më pak në universitete”, u shpreh Blushi.
Duke “numëruar” ditët e qeverisë, Blushi u ndal te“shfrytëzimi” i 1000 ditëve të qeverisjes së Edi Ramës.
“100 ditë me selfie.
200 ditë në avion.
300 ditë në stadium.
400 ditë në burg.
Këtu të sqarojmë diçka, kur flasim për burgun…
Sepse “Sa erdhi në pushtet Rama, filloi të fliste njerëz në burg për çdo faturë të papaguar… Edi Rama nuk bëri vetëm kaq, kur u mor me burgjet 400 ditë. Me bindjen se burgu i shërben për të nxitur reformat, ai ka arritur të bindë edhe një njeri që nuk e ka në plan përkohësisht ta fusë në burg. Ky njeri është Ilir Meta. Këtë premtim besoj se Edi Rama do ta mbajë deri në zgjedhjet e ardhshme. Deri ditën kur Rilindja do hyjë në zgjedhje.
Megjithatë ky nuk është më problemi im. Futi njerëz në burg dhe nxori shokët. Me deputetët me precedentë dhe që kanë qenë në burg votoi reformën në drejtësi”, u shpreh Blushi.