Home KRYESORE Te nxjerrim Presheven nga trekendeshi i harreses dhe izolimit

Te nxjerrim Presheven nga trekendeshi i harreses dhe izolimit

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Keto dite pritet takimi i dy kryeministrave te Shqiperise dhe Serbise, Rama-Vucic. Eshte vazhdimi i nje dialogu te nisur keto tre vitet e fundit ne kuader te integrimit Evropian. Ky dialog eshte i nxitur kryesisht nga BE dhe synon te fuqizoje bashkepunimin rajonal ne nivele fqinjesore, bilaterale dhe multilaterale.

Nuk ka dyshim se dialogu politik dhe diplomatik eshte pozitiv per vendet e popujt e Ballkanit, e sidomos midis shqiptareve dhe serbeve, te cilet per me shume se nje shekull kane pasur marredhenie konfliktoze dhe armiqsore ndermjet tyre.

Por, per hir te vertetes duhet thene se deri tani dialogu politiko-diplomatik midis Tiranes dhe Beogradit ka qene me teper ceremonial, protokollar dhe deklarativ sesa konstruktiv dhe produktiv.

Natyrisht edhe takimet ceremoniale, protokollare si dhe deklaratat e perbashketa kane ndikim afrues dhe pajtues midis paleve. Ato, gjithashtu, i kontribuojne relaksimit te klimes politike, duke i kontribuar rritjes se besimit midis popujve.

Kuptohet se pa keto hapa nuk shkohet me tutje drejt projekteve te perbashketa, qe nga ato arsimore e deri tek ato infrastrukturore.

Ne dialogun politiko-diplomatik Tirane-Beograd qe pritet te zhvillohet keto dite eshte me rendesi qe palet te shkojne drejt hapjes se qeshtjeve deri tani te patrajtuara ose te anashkaluara.

Nje nga keto qeshtje eshte analiza e situates ne Luginen e Presheves si dhe venia ne rruge te zgjidhjes te problemeve kryesore te shqiptareve qe jetojne atje.

Komuniteti shqiptar ne Luginen e Presheves ka mbetur jashte cdo agjende shteterore dhe teresisht i izoluar ne trekendeshin Serbi-Kosove-Maqedoni. Ne kete proces politiko-diplomatik Shqiperi-Serbi, Qeveria shqiptare lypet te nxjerre Luginen nga agjenda e harreses dhe izolimi.

Ne takimin e ardhshem midis Rames e Vucic eshte e domosdoshme te shtrohen dy aspekte themelore problematike te komunitetit shqiptare ne Luginen e Presheves: aspektet e lirive njerezore dhe etnike te shqiptareve dhe aspektet zhvillimore ekonomike e sociale te tyre.

Ne aspektin e pare, Serbia duhet te heq dore nga politikat diskriminuese ndaj lirive njerezore dhe komunitare te shqiptareve. Lirite e te drejtat e njeriut dhe ato te komunitetit duhet te analizohen e te respektohen ne kuader te Kartes Evropiane te te Drejtave te Njeriut.

Nga ana tjeter te drejtat komunitare, duke filluar nga traditat materiale e kulturore, te simboleve dhe ato arsimore jane perballe sfidave te shumta qe duhen bere objekt bisedimesh ne nivele te larta Tirane-Beograd.

Ne kete kontekst Qeveria e Tiranes lypet te vere mbi baza te plota reciprociteti statusin e komunitetit shqiptar ne Luginen e Presheves me ate te pakicave serbe ne Kosove. Per kete palet kane si reference instrumentat e KE per te drejtat e komuniteteve pakice.

Persa i perket aspektit te dyte, atij zhvillimor ekonomik e social kerkohen bisedim, por edhe kontribute nga Qeverite ne Tirane, Prishtine dhe Beograd. Te tre palet lypet te shkojne drejt nje strategjie koordinimi, bashkepunimi e bashkefinancimi per komunitetin shqiptar ne Presheve, Bujanovc e Medvexhe.

Lugina e Presheves eshte ne mjerim te plote ekonomik e social. Ka mugesa te plote te investimeve shteterore, vendore dhe biznesore. Investimet e huaja mungojne teresisht. Industria eshte e rrenuar. Bujqesia e blegtoria jane ne nivele primitive.

Si pasoje problemet sociale jane te medha. Papunesia eshte afro 80 perqind, me e larta ne Evrope. Shkollat jane ne kaos, per shkak te mungesave te teksteve shqip. Shendetsia eshte pithuajse sherbim nje i munguar. Burimi kryesor i jeteses ekonomike dhe i perballimit te problemeve sociale mbeten vetem remitancat nga emigracioni.

Qeveria e Shqiperise, por edhe e Kosoves duhet te perfshijne ne cdo takim me autoritetet e Serbise, por edhe me ato te BE qeshtjen e shqiptareve ne Lugine.

Gjithashtu Qeveria e Tiranes t’i kerkoje Qeverise se Beogradit qe Lugina te perfshihet ne te gjithe projektet zhvillimore ekonomike, infrastrukturore dhe sociale ne kuader te projekteve te zhvillimit nacional dhe rajonal.

Eshte detyre trepaleshe Shqiperi-Serbi-Kosove per ta nxjerre Luginen e Presheves nga agjenda e harreses dhe e izolimit dhe per ta perfshire ate ne menyre multilaterale ne agjenden e Bashkimit Evropian.

Keto hapa lypet te jene konkrete per gjithe shtetet e Ballkanit Perendimore. Por ne rastin e Lugines se Presheves keto sfida duhet te adresohen parasegjithash nga Serbia me qellim qe te plotesoje detyrimet e Kapitujve 23 dhe 24 te negociatave per antaresim me BE.

Share: