Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
Me ne fund Besim Collaku, ish ministri i integrimit Evropian ne Qeverine e Kosoves u deklarua se nuk duhet leshuar asnje pellembe toke per hir te liberalizimit te vizave.
Pavaresisht se cfare mund mendoje e te deklaroje dikush apo shumekush une jam i mendimit se eshte me mire te reagosh vone sesa te mos reflektosh kurre.
Reflektimi eshte i mire
Teologjikisht edhe ne librat e shenjte thuhet se kushdo mund te beje gabim. Theksohet gjithashtu se te gjithe jane mekatar ne kete bote. Dallimi midis njerezve te mire dhe te keqinj qendron ne faktin se njerezit e mire e pranojne gabimin dhe heqin dore nga e keqja. Ndersa njerezit e keqinj nuk e pranojne gabiminbdhe nuk heqin kurre dore nga e keqja.
Ne termat politike kjo perkthehet qe politikane te mire jane ato qe i pranojne gabimet e tyre dhe per konseguence i pranojne dhe i ndalojne ato. Politikanet e keqinj nuk i pranojne gabimet e tyre dhe per pasoje nuk i pranojne dhe nuk i ndalojne ato.
Deklarata e Besim Collakun tregon se ai eshte djale me aftesi reflektuese. Ai din te pranoje gabimin publikisht dhe te distancohet prej tij. Ai eshte njeri dhe politikan i mire.
Mos reflektimi eshte faj i rende
Nderkohe teknicienet injorante te Komisionit Shtetetor te demarkacionit, firmetaret e papergjegjshem e te kapur dhe pushtetaret vijues te Jugosllavise “bradstvo e dinstvo” vazhdojne as te mos e pranojne gabimin publikisht, as te ndalojne ate. Keto jane vertete politikane te keqinj dhe pa te ardhme ne Kosove.
Koha per veprim
Tanime draft-demarkacioni aktual ra per te mos u ngritur me. Bashke me te kane rene moralisht dhe politikisht edhe firmetaret dhe pushtetaret e tij. Pra shte koha jo per manipulim apo shfajesim, por vetem per veprim.
Lypet te ngrihet komision tjeter shtetetor per draftimin e ri te demarkacionit. Ne komision te perfshihen eksperte te se drejtes nderkombetare, te sigurise, te ekonomise, te hartografise, te popullsise kufitare, te pozites dhe opozites. Ne krye te komisionit te ri te vihen perfaqesues te opozites.
Diplomacia te zgjohet nga gjumi
Pavaresisht debateve e kundershtive brenda Kosoves si dhe pavaresisht nga renia ne Kuvend e ratifikimit te demarkacionit definimi perfundimtar i demarkacionit nuk zgjidhet njeanshmerisht, por vetem e vetem bilateralisht, midis Kosoves dhe Malit te Zi.
Diplomacia e Malit te Zi po punon cdo dite ne Potgorice, ne Bruksel, ne Uashington, madje ne menyre konspirative edhe ne Rusi. Mali i Zi vazhdon diplomacine e “Krushkut te Evropes”.
Diplomaci e Malit te Zi eshte mire me Perendimin, por nuk eshte keq me Lindjen. Ne kete diplomaci bivektoriale Mali i Zi punon ne menyre permanente. Ne Potgorice politika ndjek diplonacine. Ajo ka fleksibilitet pertej politikes.
Diplomacia e Kosoves nuk ka kurrefare strategjie lidhur me rinegociatat me Malin e Zi per demarkacionin. Diplonacia e Kosoves nuk punon ne menyre kontinuitive negociuese me Malin e Zi. Diplomacia e Prishtines nuk eshte as Perendimore dhe as Lindore. Ne Kosove diplomacia ndjek verberisht politiken. E meqenese politika drejtuese deshtoi, diplomacia e politizuar kosovare heshte. Ajo ka kokefortesi politike.
Diplomacia e Tiranes me sindrome daun
Dhe ne kete kakofoni diplomatike te Kosoves, per mjerimin e filozofise politike e diplomatike te saj, Tirana zyrtare heshte. Kjo heshtje mjerane “arsyetohet” me mos nderhyrje ne punet e brendshme te Kosoves.
Ne fakt, ne nje Ballkan ku fusin hundet te gjithe nga Perendimi e Lindja, nga larg dhe nga afer, nga Fuqite e Medha e vendet e vogla, teza politiko-diplomatike e Tiranes per “mos nderhyrje ne punet e brendshme te Kosoves” deshmon se aktualisht diplomacia zyrtare e Shqiperise eshte me sindrome daun.
Nderkohe dihet e pranohet nga te gjithe ne mbare boten se territori eshte kauze e madhe pertej suazave politike-eshte kauze kombetare. Kjo nuk ben perjashtim as per Kombin Shqiptar qe eshte me i vjetri, me Evropiani dhe me Perendimori ne Ballkanin Perendimore.