Home KRYESORE Aleanca Kuq E Zi kunder pezullimit te Rrugës se Arbrit…

Aleanca Kuq E Zi kunder pezullimit te Rrugës se Arbrit…

Dhjetëra aktiviste të “Aleanca Kuqezi” organizuar protesta ne rrugët e Dibrës, në shenjë proteste ndaj pezullimit të punimeve në Rrugën e Arbrit. Aktivistëve të AK-së ju bashkuan edhe dhjetëra banorë dibran, të cilët ndanin të njëjtin shqetësim e më pas u ulën në shesh me thirrjet: “Rruga e Arbrit nuk i bie nga Kina”….

Kreshnik Spahiu, kryetari i Aleanca Kuqezi denoncoi para Mediave te pranishme pezullimin e punimeve në këtë rrugë, duke e konsideruar si barrierën kryesore të ngritur nga qeveria për zhvillimin ekonomik, social, e kulturor të të gjithë banorëve të këtij qarku. Rruga e Arbrit vazhdon të zvarritet, ndërsa projekt-ideja ka kohë që qarkullon në vendin tonë. Rruga do të shkurtojë ndjeshëm lidhjen e Tiranës me Shkupin, ndërsa do të ndihmonte edhe banorët e zonës së Dibrës për të qenë më pranë kryeqytetit.

Me ardhjen në pushtet, qeveria e majtë premtoi ndërtimin e rrugës në fjalë dhe marrëveshja me një kompani kineze u nënshkrua përpara zgjedhjeve, por, puna nuk ka nisur ende dhe situatat mbetet e paqarte për opinion publik.

 

Share: