Vjedhjet janë të llojeve të ndryshme … Por këtu në Shqipëri të vjedhin edhe identitetin. Mos iu duket çudi! 26-vjeçari Taulant Çala pretendon se i kanë vjedhur identitetin e tij dhe kjo gjë tashmë është bërë zyrtare. Ai ka denoncuar në Tv Klan rastin e tij dhe kërkon nga autoritete që të zgjidhet.
Por si nis historia? I riu pasi jetoi për më shumë se 10 vite jashtë Shqipërisë vendos të kthehet. Ai shkon të aplikojë për pasaportë, por aty mëson se nuk mund të pajiset. Dikush tjetër kishte marrë identitetin e tij, duke përfshirë çdo të dhënë, deri në numrin e ID.
Taulant Çala i vërtetë
Taulant Çala “i vjedhur”
“Jam ankuar në Ministrinë e Brendshme dhe në Gjendjen Civile, më thonë se do të ngrihet një komision, por ky është skandal si mund të ç’regjistrohem kështu dhe dikush tjetër të marrë identitetin tim”, thotë 26-vjeçari.
Certifikata personale e Taulant Çalës
Në foto: Personi që Taulant Çala thotë se i ka vjedhur identitetin
Tek materialet e dërguara në redaksinë e Tv Klan, nga vetë Taulant Çala duket se “Taulanti tjetër” ndryshe ka vetëm paraqitjen të dhënat e tjera janë po identike./tvklan.al