Home KRYESORE Plani i grabitjes se pronave te bregdetit ose projekti pilot i hollandezit!

Plani i grabitjes se pronave te bregdetit ose projekti pilot i hollandezit!

Nga Nikollaq Neranxi*

Dhe historia perseritet e perseritet me shpresen qe te legjitimojne vjedhjen duke thene se beme degjesa publike dhe populli ra dakord!

Akoma kete pushtet hajdut, mafioz e kanabist, e genjen mendja se duke ia vene emrin vjedhjes, projekt pilot dhe duke na sjelle hollandeze per te na e shpjeguar, do t’ia hedhe paq!

Me e fundit ndodhi mbreme ne Dhermi ku projektet per perfitim vetem te mafies ne pushtet, parashikojne grabitjen masive te banoreve autoktone, te cilet jane pronare aty, qe para krijimit te shtetit shqiptar.

Pasi thone brockullat e tyre para se te sjellin buldozeret, qytetaret te cuditur pyesin: “Si do i beni keto investime publike kur ne nuk kemi marre akoma certifikatat e pronesise, me ke do negocioni?”

Ndersa pergjigja e punonjesit te pushtetit eshte: “Te lutem mos dil nga tema!” Ndersa pergjigja e gjithe populli te bregut i cili eshte sot me i bashkuar se kurre dhe me i vendosur se kurre, per te mbrojtur token e te pareve, eshte: “Zoterinj pushtetare lokale dhe qendrore, jashte teme, jashte realitetit dhe jashte cdo norme njerezore dhe morale, jeni ju! Mos u lodhni kot, ne nuk do iu lejojme te prekni asnje milimeter katror toke, pa na dhene certifikatat e pronesise!

Asnje investim pa marre pronat e trasheguara! Nuk ka hollandez qe iu ben derman ne planin tuaj per te grabitur tokat e bregdetit te cilat kane zot banoret e saj! Rruga jone eshte pa kthim! “

*Nikollaq Neranxi eshte drejtor ekzekutiv i shoqates Komuniteti Himarjot

Share: