Pas deklaratave të Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta se kanabisi nuk luftohet duke iu shmangur të vërtetës dhe se politika duhet të ketë një vendim unanim për fenomenin, nuk mungoi te reagoje Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i cili pohon se ndan plotësisht të njejtin mendim me Metën.
Sipas Tahirit, është pikërisht Partia Demokratike ajo që i shmanget qëllimisht të vërtetës se kanabisi ishte një fenomen i kudondodhur, por i fshehur nga publiku deri në vitin 2013. Tahiri thote se, kush çuditet sot nga ky fenomen, është viktimë e asaj politike të vjeter që i shmangej përballjes me fenomenin.
Sipas ministrit Tahiri, Ilir Meta ka shumë të drejtë kur thotë se duhen dëgjuar edhe ndërkombëtarët, të cilët sipas tij e kanë cilësuar si mbresëlënës rezultatin e luftës ndaj narkotikëve.