Home KRYESORE “360grade”: Rama kërkon të fitojë Veriun sepse ka humbur Vlorën?

“360grade”: Rama kërkon të fitojë Veriun sepse ka humbur Vlorën?

Fushata në Veri e kryeministrit, shoqëruar nga i pandashmi Benet Beci, thesin e Fondit që ai drejton Rama e mbush me financime, në mënyrë të veçantë, ai e di sepse, ka disa domethënie.

I dehur nga fitorja e Peshkopisë dhe “nënshtrimi” i Dibrës, duket se ai, kërkon të ruajë balancat e kuotave të përgjithshme elektorale, duke synuar rritjen e tyre në Veri të Shqipërisë. I mbështetur nga Paulin Sterkaj dhe Pjerin Ndreu dhe nga një grupim i ri verior që njohin për referent politik dhe punëmbarues Ramën, pamvarsisht se Tomë Doshi dhe Sterkaj nuk janë në marrëdhenie të gëzueshme me njeri tjetrin, Rama synon të mbushë në Veri thesin elelktoral për vitin 2017, simbas modelit të Dibrës.

Sepse nga ana tjetër situatën në Jug, e ka çuditërisht më të komplikuar se sa në Veri. Aktualisht rezulton se, Jugu i Shqipërisë, edhe për shkak të turizmit dhe detit shumë të frekuentuar, është më i pasur dhe është më i “shtrenjtë”. Jo vetëm kaq, por në Jug ai ka 2 bastione të tjera “kundërshtare” që nuk janë kocka të lehta për tu kapërcyer.

Sëpari në Jug, është e vendosur shumë mirë dhe shumë qëndrueshëm LSI, që ka patur në 2013 një rritje të befasishme në numër dhe në deputetë.  Ndërsa dukuria e Dytë, që Rama me sa duket nuk është ende gati të përplaset, quhet Koço Kokëdhima, që ka një kontroll të rëndësishëm dhe të personalizuar në shumë pikakycë të Jugut të Shqipërisë.

Por edhe aktivizimi i mundshëm i Shpëtim Gjikës, ish kryebashkiaku i Vlorës, masakruar nga drejtësia por edhe nga ndikimi i kryeministrit, krijon një problem të ri. Nëse Shpëtim Gjika, organizohet me Partinë Agrare të Agron Dukës, Vlorës i shkëputet të paktën edhe një deputet tjetër nga përllogaritjet e Ps dhe mund të dëmtohet edhe një i dytë.

Kjo duket se është një nga arësyet kryesore të kësaj Fushate të detyruar veriore të Ramës. Por gjithmonë pa përllogaritur reagimin e pritshëm të PD në terren.

Sidoqoftë, nëse Rama ja mbrrin të dëmtojë dhe të “coptojë” bastionet e PD në veri të Shqipërisë, me nivelet e mbrritura në Dibër, do të mundte të balanconte me sukses, humbjet, rrjedhjet dhe bjerrjen e votave në Jug të Shqipërisë./360grade.al

Share: