Greva e kryetarit të Shoqatës së malazezve të Kosovës Slobodan Vujiçiq në këto momente dhe me këtë ultimatum drejtuar në adresë krejtësisht të gabuar, është thejshtë instrument politk në duart e mekanizmave parapolitik të PDK-së. Ajo është krejtësisht e programuar dhe shkon në favor të forcave retrograde të rajonit, që ka kohë po i fryjnë burive të luftës.
Nga Sadri Ramabaja
Prishtinë, 19 shtator – Kryetari i Shoqatës së malazezve të Kosovës Slobodan Vujiçiq sot në mëngjes ka filluar grevën e urisë me kërkesën që në Prishtinë të kthehet busti i Boro Vukmiroviqit dhe tabela e rrugës me emrin Radovan Zogoviq, transmeton Koha.net.
S.Vujiçiq:: “Dikush për herë të tretë po e heq tabelën me emrin Radovana Zogoviq. Unë kam lindur këtu dhe dëshiroj që rruga që ka eksituar me këtë emër të kthehet. Ne e kemi kthyer por dikush po heq”, ka thënë Slobodan Vujaçiq i cili Shpend Ahmetin e ka akuzuar për fashizëm.
Se S.Vujiçiq flet në emrë të Shoqatës së malazezëve të Kosovës kam dyshime serioze. Përkundrazi, jam relativisht i bindur se me këtë deklaratë ai në fakt po flet në emër të H.Th. me C, duke i bërë shërbime të këqia malazezëve të Kosovës.
S. Vujiçiq e din mirë se si ka rrjedhë procedura e largimit të emrit të Radovan Zogoviqit dhe kush e ka bërë këtë akt të turpshëm.
Ai e ka fare të qartë se as Grupi i Asamblistëve të VV e as Shpend Ahmeti nuk kanë marrë pjesë fare në vazhdimin e asaj seance të Kuvendit, ku është bërë ai krim politik.
E njejta përbërje e Kuvendit, një vit më parë ksihte hequr, në emër të kuazës dhe luftës kundër komunizmit, edhe emrin e Zenel Hajdinit!
Në këto qaste, kur beteja politike e Qeverisë së marionetave Thaçi/Mustafa është orjentuar kundër Vetëvendosjes, në vend se kërkesa e tij të adresohej aty ku duhet, Vujaçiq bën akuza publike banale, duke u shndërruar de fakto në avokat të nacionalistëve dhe fashistëve real që fshihen prapa akronimeve PDK/LDK!
Opinioni publik për këtë rrjedhë të veprimit të PDK/LDK-së është njoftuar në detaje. Personalisht kam shkruar (http://gazetablic.com/kur-karteli-pdkldk shnderron-kuvendin-ne-laborator-te-alkimise-politike/) dhe e kam inicuar çështjen e kthimit të emrit në rrugët që bartnin emrat, jo vetëm të poetit të madhë Radovan Zogoviqit, por edhe të dy prej personaliteteve politike më progresive të këtij rajoni: Kosta Novakoviqit dhe të Zenel Hajdinit, duke inicuar që me këtë gard të gjurmëmëdhenjëve të rajonit tonë t’i bashkohet edhe emri I komandandit në betejën për çlirimin e Marsejës -Veli Dedi.
Çështjen e rishikimit të këtij akti politik vërtet fashist, të kryer nga injoranca e asamblistëve të LDK dhe PDK, përmes grevës së inicuar nga segmentet e Beogradit që kanë marrë iniciativën këto ditë për veprime publike në dobi të krijimit të alibive politike të nevojshme për skenare lufte (le të kujtojmë se referendumi në Rpublikën Serbska është në prag), nuk guxojmë të tolerojmë që ta shfrytëzojnë për manipulime të skajshme as nga i ashtuquajturi kryetar shoqatash, e as nga askush tjetër.
Në fakt, greva e kryetarit të Shoqatës së malazezve të Kosovës Slobodan Vujiçiq në këto momente dhe me këtë ultimatum drejtuar në adresë krejtësisht të gabuar, është thejshtë instrument politk në duart e mekanizmave parapolitik të PDK-së. Ajo është krejtësisht e programuar dhe shkon në favor të forcave retrograde të rajonit, që ka kohë po i fryjnë burive të luftës.
Emrin dhe veprën e Kosta Novakoviqit, Radovan Zogoviqit etj. nëse vërtet kryetari i shoqatës së malazezëve në Kosovë dëshiron tambrojë pa i shërbyer agjendave politike të atyre që nuk kanë asgjë të bëjnë me frymën e veprës së Novakoviqit dhe Zogoviqit, të cilëve ai de fakto u shërben edhe me këtët grevë ngjashëm siç ju ka shërbyer edhe me deklaratat pararendëse, atëherë ai do të duhej të më ishte bashkuar mua në betejën politike që po e bëj për këtë çështje brenda institucioneve të Komunës. Përndryshe greva e tij merr konotacione tepër negative dhe mund të interpretohet edhe si shërbim i veçantë kauzës së forcave retrograde të cilat ka kohë që kanë filluar t’ ju bien daulleve të luftës së re!