Home KRYESORE Ndërgjegjësimi i intelektualëve mund të sjell ndryshimin!

Ndërgjegjësimi i intelektualëve mund të sjell ndryshimin!

Nga Enida Bozheku, Avokate ne Itali

Shqipëria e tranzicionit adoleshencial të vonuar vazhdon edhe një herë të jetë terren prodhues për ngjarje dhe fakte që sa turbullojnë aq sa edhe të bëj të reflektosh. “Sulmi” me “Vez딝 i revoltës së kryer nga një grup studentor duket të jetë një përqasje e re proteste, ndaj “arrogancës se pushtetit” dhe “mohimit” arbitrar të pjesëmarrjes së shoqërisë civile/reale/intelektuale të mirëfillte, në ato që janë pikat themelore të zhvillimit të një shoqërie, e cila kërkon të evoluohet jashtë kontureve të klientelizmit, politik, mediatik apo sponsorizimit okult te anëtarëve dhe atyre që sot janë vet-shpallur shoqëri civile.

Në rasti e vezës elementët që duhen analizuar, për mendimin e kujt shkruan, janë tre:
a) veza si simbol i jetës;
b) veza si simbol i protestës;
c) veza si zgjim i koherencës.

Në një pikëpamje fillestare mund të themi që Veza në shprehin e saj maksimale, njihet që në botën antike, duke nisur nga persianët e për të vazhduar me egjiptianët, si elementi bazë i jetës. Prej saj lind jeta, qoftë ajo humane apo ajo e botës së faunës dhe, me të lind shpresa.
E parë në këtë prizëm aksioni i të rinjve, të cilët me anë të lëshimit të vezëve – ndaj eksponentit politik aktiv, kryeministrit Rama – mund të lexohet si një protestë që ka për bazë jetën, të ardhmen, shpresën. Jo më kot, veza është simbologji e gjithçkaje që lind! Nga këtu, xhesti i të rinjve ishte një xhest simbolik i pastër i reagimit intelektual, i revoltës dhe i pakënaqësisë ndaj politikave arsimore, te ashtuquajtura reformatore, që po ndodhin ne kuadrin e shtyllës së parë baze të një shteti ajo e dijes, pra arsimimit.

Por vazhdojmë më tej, me vezën si simbol i protestës. Në botën e qytetëruar kjo forme e lëshimit të vezës ndaj eksponentëve politik nuk është e re! Mjafton të mendojmë vende si Anglia, Italia apo Franca për të kuptuar që reagimi qytetarë ndaj “paprekshmëris딝 së figurave politike që marrin force nga vullneti popullor, nuk është i pathyeshëm.  Te rinjtë nën moton e një lëvizje të drejtë, ku vullneti i tyre, përfaqësuesit e tyre qofshin ata Profesor Universitar, qofshin kryetar senatoresh studentore, u përbuzën sikur të mos vlenin asgjë, vune në jetë një veprim, i cili synon të ulë nga piedestali i Olimpit, “Zeusin” politik dhe ta sjell atë mes botë së të gjallëve.

Reforma e Arsimit, e cila është maja e Ajsbergut e një serie reformash, të cilat përpilohen skutave të ambienteve ministrore nga burokrat të paaftë, militant partish dhe aspak profesional, bëjnë që shpirti i revoltës të ngrihet peshë e të reagoje e si pasoje të lëshoje vezën e jetës. Kjo, për mendimin e kujt shkruan, është forma më e mirë e një Shqipërie të dhunuar, masakruar, përçarë dhe dezorientuar ne këto 25 vite tranzicioni pafund…

Protesta është forma më e lartë e ndërgjegjësimit, ajo është fija e shpresës se populli lëviz, populli nuk do të jetoj i strukur birucave te inkoshiencës, por me anë të burimit më të fuqishëm të tij rinise, ai mund edhe të ngrihet peshë ndaj anarkisë, korrupsionit, padrejtësisë dhe dhimbjes sadiste të atij qe ushqehet me sistematizim çdo ditë.

Veza në tipologjinë e saj të tretë manifestuese është koshience, është revolte e intelektit. Kamy do të shkruante: “Vetëm ndërgjegjësimi i intelektualëve, i shpirtit të pastër rinor mund të sjell ndryshimin ”“ Vetëm revolta ndaj absurdit të nënshtrimit mund të sjell jetë të re”!.
E ja, një fije shprese ndaj klasës politike klienteliste, injorante, aspak politike por vetëm shërbyese e interesave të veta, sigurimit të paprekshmërisë jo vetëm fizike, por dhe mbi të gjitha të garantimit të përjetësisë politike.

Reagimi aktiv i të rinjve është për t’u përshëndetur në formën më të lart të altruizmit intra ”“ grup, dhe çdo politizim i saj nga opozitar të dështuar, korruptuar është një përdhosje dhe asgjë më shumë. Opozita, e cila deri dje bënte rolin e të fortëve, sot “në shtirjen më neveritëse të saj, me një buzëqeshje fallco alla Gwynplaine, del me pafytyrësi më të madhe të flas për akt “revolucionar” për të yshtur masat dhe për të ri-dhënë përmasat e “rinise së viteve 90’”.  Ajo rini, e cila, atëherë, u përdor e keqpërdorë pa skrupuj nga dishepuj të sistemit idhëtar të kultit ideologjik dhe që më pas fal saj, i dha “flakën” një vendi plot aspirata, ambicie dhe të ardhme.

Ndaj, çdo formë e përshëndetjes së kryer nga kjo opozite e kapur mbas korrupsionit, fajtore e degradimit të çdo filizi të këtij shteti të përvuajtur, është thjeshtë një loje për të rimarr pushtetin dhe për të na treguar më pas nga foltoret e parlamentit se sa të Zot janë të përqeshin, vrasin shkallëve të kryeministrisë dhe “qisin për zhelesh”.

Nga këtu, nuk duhet lejuar kurrsesi, që kjo iniciativë, që edhe nëse nesër do të instrumentalizohet, të mund të mbetet si shkëndijë që gjeti mbështetje në mijëra statuse virtuale qytetarësh dhe njerëzish të cilët e duan Shqipërinë, e bukur dhe “naive”.  Veza, simbolik e një revolte që në bare dhe ambiente familjare shprehet heshtur, në rrjetet sociale shprehet vetëm nga individe që nuk kanë frikë, apo asgjë për të humbur, mund të jetë një formë e re e zgjimit të shpirtrave, një formë e re te thënies Kartesiane: “Cogito ergo sum”, “Mendoj, pra jam”, si pasoje reagoj.

Simbolika e paraqitur nga Veza duhet të jetë një këmban alarmi për politikanët tanë, të cilët mendojnë se një popull nën efektin e “hashashit të djegur fushave e maleve”, nuk ka force për të thënë fjalën e tij, nuk ka forcë ti “hakërrehet” “padronëve të rinj”, të cilët ndërrojnë fytyrën sa herë janë mbi, apo nën foltoren e një parlamenti të zhvirgjëruar nga idealet, por të prostituuar ndaj interesave dhe krimit në tërësi.

Veza uroj të jetë fillimi i një revolte, asaj revolte që gjenerata e të rinjve plot ëndrra pret, të jetë fillimi i të menduarit që altruizmi për një vend më të mirë, për një Shqipëri me Shtet e Drejtësi, të mund të çliroje nga hekurat Prometeun që është brenda nesh dhe ti thotë ndal, korrupsionit, hajdutërisë dhe përdhunuesve tanë sistematik të ashtuquajtur politikane.

Share: