Home KRYESORE Ora e diplomacise greke ka mbetur

Ora e diplomacise greke ka mbetur

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Shqiptaret dhe greket ndajne se bashku prej mijra vitesh gjeografi, histori, kulture, tradita, vlera dhe interesa te shumta e te larmishme. Shqiptaret dhe greket jane themelet me te vjetra dhe vijimesisht me te qendrueshme te Ballkanit.

Keto dy popuj, gjithashtu, kane bashkejetuar ne paqe e bashkepunim ne shekuj te tere. Madje pa kurrefare hezitimi mund
te thuhet se bashkejetesa midis shqiptareve e grekeve i ka mbijetuar sfidave shume te medha dhe tejet te zgjatura historike, pa prodhuar asnjehere konflikte shkaterruese njerezore e materiale ndermjet tyre.

Megali-idea

Te parat probleme midis shqiptareve dhe grekeve kane lindur me doktrinen megali-idea te nacionalizmit grek ne fillim te shekullit 19-te. Doktrina e megali-ideas synonte qe te shtrinte shtetin nacional grek ne hapsiren gjeopolitike Eurolindore ku banonin popujt me konfesion ortodoks lindor. Me kete synim doktrinaret nacionaliste greke donin te ngrinin shtetin e tyre ne nje pjese te madhe te ish-Perandorise Bizantine.

Megali-idea nuk ngeli vetem doktrine, por u shnderrua edhe ne levizje revolucionare. Hapi i pare revolucionar grek u hodh ne hapsirat e krahinave rumune, por deshtoi perballe goditjes se popullit rumun. Hapi i dyte revolucionar grek u hodh ne Fanar te Stambollit, por edhe ky deshtoi ne saj te goditjes se fuqishme te Osmaneve.

Te deshtuar ne dy hapat e pare tejet larg kufijve te grekeve, lideret nacionaliste grek shperthyen hapin e trete revolucionare ne Peloponez. Nga vitet 1820-1829 levizja revolucionare greke u mbeshtet nga arvanitasit, shqiptaret autoktone qe i vrane friken grekeve, derdhen gjakun e tyre, dhane rreth 90 perqind te deshmoreve si dhe lidere te shquar shtetformues.

Doktrina e megali-idese u ndesh me sllavet ne Ballkan. Konflikti lindi me bullgaret e me serbet, sepse kishin konfesion ortodoks lindor, por ama identitet, gjuhe e kulture sllave. Nje problem akoma me i madh i lindi megali-idese me Ruset, qe ishin gjithashtu ortodokse, por me nje identitet, gjuhe, kulture sllave dhe me dimension, fuqi dhe interesa shume te medha gjeopolitike. Perballe sllaveve te jugut dhe sllaveve ruse megali-idea deshtoi.

Vorio-epiri

Mbas deshtimit te megali-ideas, nacionalistet greke erdhen duke e kufizuar doktrinen nacionaliste ne hapsira gjithnje e me te ngushta Ballkanike. Brenda ketyre hapsirave megali-idea do shnderrohej ne mikri-idea, duke u drejtuar kryesisht drejt territoreve e popullsise shqiptare ne Veri te Greqise.

Pikerisht per kete orientim gjeopolitik doktrina nacionaliste greke u quajt e vorio-epirit. Vorio-epiri nisi ekspansionisht me luftrat Ballkanike (1911-1913) dhe u zhvillua gjate Luftes se Pare Boterore (1914-1918). Ne kete faze fillon procesi i pastrimit etnik te shqiptareve te Camerise, qe popullonin afro 13 mije km katrore territore autoktone.

Genocidi dhe pastrim etnik kunder Camerise kulmoi ne Luften e Dyte Boterore (1943-1945) kur monarke e fashiste greke, edhe me mirekuptim te ndonje fuqie te kohes, masakruan rreth 5 mije shqiptare came dhe perzune disa mijra te tjere drejt Shqiperise.

Kripto vorio-epiri

Ne aspektin gjeostrategjik doktrina nacionaliste greke nuk ka ndryshuar asgje ne qasjen ndaj shqiptareve. Ne vitin 1949 trupa ushtarake greke sulmuan territoret e juglindjes te Shqiperise. Nga viti 1945 deri ne vitin 1955 Greqia beri bllokim te antaresimit te Shqiperise ne OKB. Kjo situate i la dy shtetet, Shqiperine dhe Greqine pa marredhenie diplomatike deri ne vitet ’80-te, mbas renies se regjimit te koloneve.

Kripto vorio-epiri vazhdoi edhe mbas integrimit te Greqise ne BE. Mbrapa termave evropiane dhe gjuhes diplomatike bashkekohore doktrina e vorio-epirit ngelet e konstante e pandryshueshme ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.

Diplomaci stanjative

Aktualisht midis Shqiperise dhe Greqise ka tre grup problemesh. Ka probleme te trashegimise historike, ne qender te te cileve eshte qeshtja Came. Ka probleme te tranzicionit demokratik Ballkanik, ku bejne pjese ato te emigracionit, te trafiqeve te paligjshme e te tjera ne dinamike. Ka edhe probleme aktuale serioze, sic eshte delimitimi i kufirit detare midis dy shteteve.

Keto grup problemesh jane akumuluar ne dosjet diplomatike midis dy shteteve, pa avancuar aspak ne rrugen drejt zgjidhjesh.
Behen takime zyrtaresh te larte, hidhen deklarata shtypi, jepen intervista ambadadoresh, por nuk pasohen aspak me follow-up diplomatik negociues per te ecur hap pas hapi drejt zgjidhjeve te drejta, te arsyeshme dhe te dobishme per te dy vendet, dy popujt dhe per mbare Ballkanin.

Keto dite Ambasadorja Greke ne Tirane dha nje interviste. Ne kete interviste diplomatja Greke deklaroi qartesisht se diplomacia e shtetit te saj nuk njeh te verteten per genocidin dhe pastrimin etnik te Camerise si dhe e konsideron te zgjidhur delimitimin e kufirit detar me Shqiperine.

Lidhur me Camerine sfida eshte e hapur. Diplomacia greke dhe shqiptare duhet ta konsiderojne seriozisht dhe ne menyre negociuese permanente dhe jo ne menyre te fragmentuar dhe deklarative. Cameria kerkon negociata serioze dhe te gjata.

Lidhur me delimitimin e kufirit detar, draft-marreveshja e firmosur midis ministrave te jashtem te te dy vendeve ne vitin 2009, u konsiderua anti-kushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise. Per konseguence juridike marreveshja e vitit 2009 eshte nul. Kerkohet nje proces teresisht i ri negocimi midis Shqiperise dhe Greqise per bere nje marreveshje krejtesisht te re.

Share: