Nga Mrike Rafuna
Në madhështinë e kësaj nate
kërkoj pak qetësi
tek sodis yjet
sikur më përqeshin
lart çdo gjë duket mrekulli
ndërsa bota është e trazuar!
Qetësi …
larg nga yjet
dhe më larg nga vetvetja
e nesërmja s’ka rëndësi në do vijë
se më deh magjia e kësaj nate.