Home KRYESORE E vrava 29-vjeçarin me thikë pas sherrit për një vajzë

E vrava 29-vjeçarin me thikë pas sherrit për një vajzë

Autori i dyshuar per vrasjen e Ardian Mesitit ne Gramsh ka pranuar krimin ne gjykaten e Elbasanit. Gjatë deklarimit në seancën gjyqësore të masës së sigurisë, Arlind Llalla ka shpjeguar se u detyrua ta përdorë biçakun në kushtet e vetëmbrojtjes pasi viktima e kishte venë poshtë dhe po e qëllonte me grushta. Pas kësaj ai e ka lënë atë në rrugë dhe është larguar për në shtëpi.

Gjithashtu i pandehuri deklaroi se vrasja ndodhi për shkak të një vajze dhe ka mohuar që të ketë ngacmuar motrën e viktimës. Avokati mbrojtes kërkoi masë më të lehtë sigurie për klientin, pasi sipas tij 25 vjecari e kreu veprimin në kushtet e vetëmbrojtjes dhe se nuk ka dashur ti shkaktojë vdekjen.

Pasi ka dëgjuar palët trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Idush Maliqi dha masën e sigurisë së arrestit me burg për Arlind Llallen. Sa i përket të ndaluarit Xhulian Kokomeci gjykata ka dhënë masën e sigurisë detyrim paraqitje pasi ai nuk ka qenë aty në momentin e vrasjes sepse është larguar me motorr për të njoftuar familjarët për grindjen. Vrasja ndodhi mesnaten e 21 shtatorit ne nje rruge te fshatit Llalle te Gramshit./lapsi.al

Share: