Home KRYESORE Vrasje në Sarandë/Qëllohet vëllai i ish -kreut të komunës Kaçinar

Vrasje në Sarandë/Qëllohet vëllai i ish -kreut të komunës Kaçinar

Një 47 -vjeçar është vrarë në mëngjes në fshatin Shëndelli të Sarandës. Viktima është Aleksandër Bardhi, vëllai i ish -kryetarit të komunës Kaçinar të qarkut të Lezhës, të arrestuar për trafik droge, Petrit Bardhi. 47 -vjeçari ka rënë pre e një atentati në hyrje të fshatit. Ai është qëlluar me breshëri automatike nga persona të paidentifikuar. Bardhi u dërgua në spital nga djali i xhaxhait të tij. Policia po heton për zbardhjen e rrethanave./Lapsi.al

Share: