Prokuroria behet me dije se po mban të bllokuara prej më shumë se një muaji paratë që iu sekuestruan Robert Kullës, një prej personave të dyshuar për grabitjen e BKT Bank në zonën e ish bllokut.
Por nga ana tjeter, duket bllokimi i 16 mijë dollarëve dhe gati 4 mijë eurove duket i kotë. Banka ka informuar grupin hetimor se paratë nuk kanë qenë të regjistruara në regjistrat me numër serie apo ndonjë shenjë tjetër dalluese që prokuroria ta konfirmojë burimin e këtyre të ardhurave të Kullës, raporton Lapsi.al.
Per me teper sic dihet dhe eshte thene edhe ne Media, Robert Kulla ka pretenduar se ne ditën kur është grabitur banka, ai nuk ka qene ne Tiranë. Paratë që iu gjetën ne banesë, ai ka thënë se i ka nga qiratë e tri objekteve në pronësi të tij. Kulla është lënë në masën e arrestit 30 ditë burg.
Dega e BKT Bank në zonën e ish Bllokut u grabit më 8 gusht, ku autorët mundën të merrnin rreth 200 milion lekë të vjetra. Grabitësit hynë në ambientet e një bodrumi që më parë ka shërbyer si lokal, duke thyer një dritare të vogël.
Policia arrestoi tre persona Roland Liti, Alan Babamato dhe Robert Kullën dhe duket se procesi gjyqesor mund te shkoje drejt nje ngerci qe ndoshta vetem ne vende si Shqiperia mund te ndodhe!