Home KRYESORE Pushtetet absolute korruptojnë në mënyre absolute…

Pushtetet absolute korruptojnë në mënyre absolute…

Interviste per Telegraf me Arben Malaj, ish politikan,sot Profesor.

1.Përqëndrimi i pushtetit ekonomik e politik në pak duar dhe për kohë të gjatë i dëmton institucionet.

Duke parë zhvillimet politike gjatë tranzicionit tonë, ndryshimet kushtetuese dhe reformat zgjedhore, vlerësimi im është që nuk janë ligjet e shkruara ato që garantojnë funksionimin demokratik të një vendi.

Për të përballuar sfidat e vështira ekonomike sociale dhe politike, për të minizuar korrupsionin dhe kapjen e shtetit, ne duhet më shumë dhe jo më pak demokraci.

Përqëndrimi i pushtetit ekonomik e politik në pak duar dhe për kohë të gjatë i dëmton institucionet dhe i kthen ato, nga promovues, në pengues të zhvillimit.

Vendet janë zhvilluar duke demokratizuar institucionet dhe jo duke rritur pushtetin absolut në pak duar në nivel vendore, apo qëndrore.

Pushtetet absolute korruptojnë në mënyre absolute, kjo eshte aksiom politike e vertetuar nga experiencat disa qindra vjecare dhe ne disa qindra shtete.( ketu shtova dicka)

Demokratizimi i institucioneve, rrit liritë politike dhe ekonomike. Zgjerimi tyre sjell rritjen e prosperitetit.

Asnjë arsye pozitive nuk mund të ketë pas propozimeve për pushtete të përqëndruara, duke reduktuar numrin e partive politike, apo krijimin e oligopoleve ekonomike e politike.

Modelin grek e kemi parë, në 5 vjet ka bërë 6 zgjedhje dhe vendi padrejtësisht ka mbërritur në pikën kritike të situatës sociale dhe instabilitetit politik.

Deputetët betohen dhe paguhen për detyrimet e tyre ndaj votuesve dhe jo ndaj kryetarëve të partive. Mbi këtë detyrim kushtetues, mund të krijohen edhe shumica kushtetuese, që minizmojnë pushtete absolute dhe që i kthejnë vendit shpresën dhe besimit për një të ardhme më të mirë.

Nëqoftëse do të isha deputeti i vendit tim, nuk do t’i kisha votuar gjobat e rënda kundër bzinesit, nuk do t’i kisha votuar këto propozime për ndryshime kushtetuese, ashtu siç nuk votova për ndryshimet kushtetuese në 2008.

Kopjimet e deformuara të disa modeleve kanë treguar se ato e kanë dëmtuar demokracinë e brendshme të partive politike.

Pa demokratizmin e partive politike nuk mund të ketë qeverisje demokratike, pa qeverisje demokratike nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm.

Share: