Home KRYESORE Kubojsi në Prizren, Policia e Kosovës: “U rrah nga trafikantë droge”

Kubojsi në Prizren, Policia e Kosovës: “U rrah nga trafikantë droge”

Lajmet per deputetin kaubojs te vene ne dyshim nese jane te verteta apo te stsura! Por tashme nje incident që i kish ndodhur të dielën në një fshat në afërsi të Prizrenit dhe qe deputeti Eduart Ndocaj e mohoi.

“Përgënjeshtrojmë një lajm që po qarkullon në media sikur deputeti Ndocaj është dhunuar rëndë fizikisht në Kosovë. Deputeti Ndocaj është si kokra e mollës e nuk ka asnjë lloj shenje dhune. Këtë e konsiderojmë si sulme të radhës me prapavijë politike”, shkruhej në reagimin e Ndocaj në faqen e tij ne Facebook ku shkruan vete dhe i ve foljet ne veten e dyte ose trete.

Megjithate, gazeta Blic ka arritur të kontaktojë me zëdhënësin e Policisë së Kosovës i cili ka dhënë detaje të tjera të ngjarjes. Sipas Hazir Berishës, “policia ka marrë incizimet në një nga marketet ku ka ndodhur ngjarja dhe e ka parë se si është zhvilluar e gjithë ngjarja. Deputeti shqiptar është ndalë që të blejë ujë, dhe është sulmuar nga dy persona, A.V dhe I.B”.

“Ditën kur ka ndodh rrahja, është arrestuar njëri nga të dyshuarit A.V, ndërsa ditën e djeshme Policia e Kosovës ka arritur që të identifikoj të dyshuarin e dytë, e ai është I.B, të cilin e ka arrestuar po më datë 26.09.2016. I njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha ai.

Ndërkohë, Gazeta Blic sot ka raportuar për këtë rast, ku të dyshuarit që kanë rrahur deputetin shqiptar, janë të njohur për Policinë si persona të dyshuar për trafikim me narkotikë.

Mësohet gjithashtu se bashkë me deputetin Ndocaj, ndryshe i njohur si Kauboji, në veturë ka qenë edhe këngëtarja e njohur E. A., një personazh i njohur nga Shqipëria.

Te presim pergenjeshtrimin tjeter ne venten e dyte ose te trtet te deputetit kaubojs tashme…

Share: