Nga Frederik Ruço
Mora shkas të shkruaj dy rrjeshta me rastin e ditës ndërkombëtare të së drejtës për informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Aspekti moral vështrohet shpesh si gjithpërfshirës dhe universal. Nëse një veprim është i padrejtë hamendësohet i padrejtë për çdo njeri, për shembull: nëse është e padrejtë të vrasim, të vjedhim, të mashtrojmë, të përdorim, qoftë dhe kur nuk kujdesemi për tjetrin etj, një veprim i tillë është i pa drejtë. Të shmangësh një veprim të pa drejtë, vetëm morali mund ta bëjë një gjë të tillë.
Të mbrosh të drejtën në interes të së drejtës, nuk e bën çdokush, kjo e bën moralin që të shfaqet gjithëpërfshirës dhe universal. Njeriu ka një arësye për të kryer një veprim të drejtë a po të padrejtë, por nga ana tjetër mundë dhe t’i shmang për të mos i kryer ato. Për shembull një politikan i sotshëm, ku e ka moralin të ballafaqohet me premtimet që ka bërë?
Për këtë rast morali i tij nuk është gjthëpërfshirës e universal. E çfarë i kërkohet moralisht ati, që të mbaj premtimet elektorale? A po morali që ai nuk e ka? Që të kryesh një veprim të moralshëm do të thotë: përveç kujdesit për vehte, duhet pa tjetër të jesh i tillë e me të tjerët. Nëse ka qëllime të forta morale, atëhere këto qëllime do të sjellin në dritë arësye dhe kërkesa të forta morale.
Politika është sot në treg e pa moralshme, sepse pas viteve 90’ta u luftua morali i shqiptarëve nga konspiracionet e huaja, sidomos ajo bizantine. Atje ku nuk ekziston fare moral, ka rezultate të dopta. Shembja gjoja e komunizmit në Shqipëri solli rezultatin ç’ka ishte mbjellë në regjimin totalitar, solli njeriun e Ri, solli politikan të rritur e mësuar nën hijen e diktatit enverist, solli politikan në përgjithsi të pamoralshëm, e në mënyrë analoge çfar mund të presësh prej tyre?
Përse sot pas njëzetepesë vjetëve shumica e popullatës është tepër e dobët në politikat-morale-ekonomike-kulturore? Arësyeja është e thjeshtë: gjashtë sezone të qënurit deputetë kanë prodhuar politik shterpë, për të kollandrisur politikën, moralin, ekonomin dhe kulturën e qytetarëve shqiptar. Politikanët gjatë kësaj periudhe nuk janë vënë përballë njëritjetrit për të analizuar të paktën kriteret morale që ata kanë dashur t’ia servirin qytetarëve.
Ato gjëra që ne sot i quajmë moralisht të padrejta, ligjvënësit i quajnë moralisht të drejta. A mund të besojmë se e drejta dhe e padrejta janë dy koncepte që lidhen me një kohë të caktuar, në një vend të caktuar, në një shoqëri të caktuar? Qytetarët shqiptar duhet të qartësohen njëherë e mirë se gjatë një çerekshekulli janë gënjyer e zhgënjyer me të padrejtë nga shqipfolsit parlamentar, asnjë prej tyre nuk e kanë ngritur kartonin e deputetit moralisht, veçse pamoralisht, veçse nën komandën e dy partive të dalë nga katovica.
Atëherë çfarë do të fitojë shoqëria shqiptare? Rënie ekonomike, rënie morale dhe arratisja nëpër botë. I bëj thirrje totalisht atyreve që e ndjejnë që janë me të vërtet shqiptar, intelektualëve në veçanti, t’i lënë mënjanë qefmbetjet, militantizmin e sëmur ndaj dy partive PS-PD, por dhe të partive të vogla. Këto të fundit; po të bashkohen në një të vetëme atëhere pushteti do të kalojë në duart e shumicës dhe, kur të ndodhë kjo, qytetarët do të kenë me të vërtetë një qeveri demokratike dhe shtetin e së drejtës.
Po nuk e qasët këtë thirrje dhe, vazhdoni të përçarë si deri mëtani e keni të sigurt se morali i të qënit njeri do të shkojë drejt humnerës. Koncepti i të drejtës dhei të padrejtës lidhen jo pak me rrethanat në të cilat gjendemi, gjithashtu dhe e moralshmja dhe e pamoralshmja janë pran njëra tjetrës, por detyrimisht duhet veçuar e dalluar e pamoralshmja, këtu është thembra e akilit, që shfaqet në gjirin e shoqëris në të cilën jetojmë.
Pamja jashtëme e të moralshmes të politikanit të sotëm, sidomos atyreve të pushtetshmëve, duket sikur po sakrifikojnë interesat e veta ndaj interesave të të tjerëve, në fakt ata po motivojnë vetvehten duke shmangur padrejtësit që kanë bërë më parë.
A mund të jenë ndonjëherë të trazuar në shpirt këta njerëz? Këta janë njerëz që nuk ndihen fajtorë, sepse veprimin e padrejtë e kanë bërë me ndrgjegje, morali i tyre nuk funksionon.
Kur mëtojnë me porosi ligje këta kartonangritës, a mendojnë vallë se po votojnë drejtësi a po padrejtësi ndaj jetëve të qytetarëve? Jeta e sejcilit prej qytetarëve është e rëndësishme njëlloj si e ati që po miraton ligje symbyllur. Po sikur pozicionet të ishin anasjelltas? Pikpamja; e moralshmja dhe e pamoralshmja gjindet tek të gjithë qënjet njerëzore, është halli kush e ndalon të pamoralshmen.
Njeriu lind i paditur, gjatë formimit ai diturohet, dituria varet nga studimet që kryen ai. Shtrohet pyetja; a mund të ketë një njeri të kompletuar nga të gjitha anët? Së pari, varet nga kapaciteti i trurit, sa është në gjëndje ai të mbaj, sa dëshirë ka për të studjuar, sa i zoti është të mbaj peshën e të kuptuarit, të interpretimit dhe të forcës së shpjegimit tek të tjerët, sa është i ndershëm, çfarë karakteri ka, etj.
Mardhënia mes njerëzve mbetet mes të vërtetës, pavërtetës besimit dhe justifikimit, prej të cilave rrjedh drejtësia dhe padrejtësia. E padrejta është një veprim që askush nuk duhet ta ndhmojë.
Njeriu nuk mund të bëjë të jetë drejtë asgjë që më parë ka qenë e padrejtë. Pra a i kanë këta pushtetarë e politikanë këto cilësit që parashtrova më lart? Demokracia dhe shteti i së drejtës bëhet vetëm me njerëz që i kanë cilësit e lart përmendura.